Si të gatuajmë Pastiço me mish të grirë

Një nga recetat e gatimit që ju rekomandojmë në prag festash është dhe kjo pastiço me mish të grirë. Kombinimi i përbërësve në këtë recetë i jep pjatës një shije të veçantë.

Pastiço me mish të grirë

Prep Time30 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time1 hour
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: makarona
Sasia: 6 persona
Kalori: 170kcal

Përbërësit

Për pastiçio

  • 500 gr makarona të gjata
  • 300 gr mish të grirë
  • 1 kokërr qepë
  • 1 kokërr domate
  • 100 ml salcë domate
  • 5 lugë gjellë vaj ulliri
  • 100 gr djath kackavall ose parmigiano
  • majdanoz i grirë
  • pak piper
  • pak kripë

Për salcën

  • 2 lugë gjalpë
  • 2 lugë miell
  • 2 gota qumësht
  • arrë muskat

Përgatitja

  • Përgatitjen e pastiço me mish të grirë e ndajmë në tre pjesë. Në fillim vendosim në zjarë një enë me ujë të bollshëm. Pasi uji fillon të ziej, hedhim kripën dhe më pas makaronat dhe i lëmë 5-7 minuta.
  • Kullojmë makaronat dhe merremi me mbushjen. Në enë me vajë kaurdisim qepën për 5 minuta dhe më pas hedhim mishin e grirë. I kaurdisim së bashku për 5-6 minuta duke i shtuar me radhe domaten e prerë në kubik, salcën e domates, pak kripë, piperin dhe një gotë ujë. Masën e lemë të ziejë në zjarr të ulët dhe me pas hedhin majdanozin e grirë hollë.
  • Gjatë kësaj kohe përgatitim salcën. Shkrijmë gjalpin në një enë dhe shtojmë miellin duke e kaurdisur për 5 minuta. Më pas shtojmë qumështin e ftohtë dhe e përziejmë të mos na bëhet kokrra. Shtojmë pak arrë muskat. Nëse masa del e trashë mund ti shtojmë pak qumësht.
  • Lyejmë tavën me gjalpë dhe hedhim gjysmën e masës së makaronave dhe një shtresë të hollë me djathin e grirë në rende. Sipër shtojmë mbushjen duke e hapur me kujdes në të gjithë tavën.
  • Më pas pjesën tjetër të makaronave, salcën dhe sipër djathin e grirë. Tavën pastiço me mish të grirë e pjekim në furrë të nxehur më parë në temperaturën 180 gradë C për 30 minuta.

Lexoni gjithashtu recetat për Pastiço me perime, pastiçe me djathë apo edhe recetën për lazanje.

Ju bëftë mirë!

119 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë Quinoa me perime në grill

Sallatë quinoa me prime është një pjatë e freskët dhe plot vlera ushqimore, një variant i sallatës me oriz apo përgatitjes së cous-cous me prime. Quinoa shqiptohet kinoa dhe pse nga forma mund të ngjajë si një drithër, ajo futet ne familjen e barishteve. Quinoa është e pasur me proteina e nuk përmban gluten dhe ka një shije delikate.

Musaka me lakër të bardhë

Lakra e bardhë ka shumë lëndë ushqyese të cilat janë të vlefshme për trupin e njeriut. Kjo recetë musaka me lakër i përmbledh në një pjatë të vetme se bashku me proteinat. Lakra e bardhë ka shumë vlera ushqyese kur përdoret e pa gatuar, megjithatë lakra ka një përdorim të gjerë në kuzhinën tonë.