Batha, kjo bimë bishtajore është e përbërë pothuajse e gjitha nga ujë dhe në pjesë të vogla nga karbohidrate, proteina e fibra. është e pasur me kripëra minerale e vitamine të grupit B. Midis të gjitha bishtajoreve të tjera, bathët janë të vetmet që kanë më pak kalori. Receta që ne sjellim është e thjeshtë dhe me një shije të veçantë sepse është ndërthur ëmbëlsia e kokrrave të bathës së freskët me thartësinë e kumbullës.
Tavë me bathë e kumbulla
Përbërësit
- 1 kg bathë të njoma
- 6-7 qepë të njoma
- 15 kokrra kumblle jeshile të tharta
- pak vaj ulliri
- 2 lugë salcë domate
- 2 gjethe dafine
- pak kripë
- pak piper
- 4 thelpinj hudhre
- 4-5 gjethe borziloku
Përgatitja
- Si fillim merrni bathët dhe i hiqni nga bishtajat. Kokrrat e bathëve vendosini në një tenxhere me ujë dhe i zieni për disa minuta. Më pas kullojini.
- Ndërkohë në një tigan me vaj kapërdisni qepët e grira hollë. Shtoni thelpinjtë e hudhrës dhe trazojini mirë.
- Bashkoni në to edhe salcën dhe lëreni të ziejë më zjarr të ulët. Pas kësaj bashkoni bathët e kulluara. Shtoni kripë, gjethet e dafinës e të borzilokut dhe 2 gota uji të ngrohtë.
- Trazojini mirë dhe hidheni masën e përgatitur në një tavë. Sipër hidhni kokrrat e kumbullës të lara. Tavën piqeni në furrë të nxehtë 220°C përreth 50 minuta.
- Pjata është gati për tu shërbyer. Kjo pjatë shërbehet e ngrohtë.
Notes
Përgatitja
Ju Bëftë Mirë!
Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!
4 Comments
Komento nga Facebook!