Quinoa me Pesto Gjenovese

Receta Quinoa me pesto gjenovese është e mikes time Dhurata, të cilën mund ta ndiqni në Instagram lugaeargjendte. Ju rekomandoj të ndiqni lugaeargjendte për këshillat e saj gatimit gjithmonë të vlefshme dhe të shëndetshme. Kjo recetë, si shumë të tjera, më pëlqeu shumë. Përveçse është shumë e thjeshtë, kjo pjatë është dhe shumë e ushqyeshme.

Quinoa me Pesto Gjenovese

Sasia: 0

Përbërësit

  • Përbërësit për 2-3 persona

  • 300-350 ml lëng perimesh
  • 150 gr quinoa
  • 50 gr Pesto gjenovese lexo recetën
  • pak djathë parmixhan i grirë
  • pak kripë
  • 1 thelpi hudhre

Notes

Quinoa është një produkt me shumë vlera ushqimore. Përmban fibra dhe minerale si fosfor, magnez, hekur dhe zink. Është gjithashtu një burim i mirë proteinash.

Përgatitja e Quinoa

Lajmë Quinoan mirë në ujë të rrjedhshëm dhe e kullojmë.
Hedhim në një tenxhere lëngun e perimeve së bashku me quinoa dhe e vëmë në zjarre të lartë. Sapo të fillojë të ziejë ulim zjarrin. Shtojmë pak kripë, e trazojmë me kujdes dhe mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të ziejë përreth 20 minuta ose derisa të shohim që quinoa ka zierë.
Në një tigan hedhim pak vaj ulliri dhe një thelbi hudhre. Pasi vaji është aromatizuar, heqim hudhrën. Shtojmë quinoan dhe e kavërdisim pak në zjarr.
Pasi quinoa ka zier, shtojmë dhe peston dhe e trazojmë ngadalë. E heqim nga zjarri dhe e shërbejmë nëpër pjata duke hedhur sipër djathë parmixhan të grirë.

Ju bëftë mirë!

quinoa-artigatimit-video-receta-gatimi-shqip

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Byrek i mbushur në formë lule

Receta e këtij byreku na ka ardhur nga një lexuese e rregullt e faqes tonë, Edona të cilën e falenderojmë. është me të vërtetë një byrek jo vetëm i shijshëm por edhe i bukur në pamje. Mund ta shërbejmë mbasdite për fëmijët ose për një aperitiv me miqtë. Jam e sigurt që të gjithë do të ngelen të kënaqur nga ky byrek. Në këtë rast ne e kemi mbushur me djathë e gjizë, por gjithsecili mund ta mbush sipas dëshirës e fantazisë.

Supë krem me lulelakër

Supa me lulelakër është një pjatë e parë e shijshme, e lehtë dhe e shëndetshme. Lulelakra është një perime tipike e stinës së ftohtë të dimrit. Me të mund të përgatisim shumë receta të shijshme. Në këtë recetë ne e kemi përgatitur supë krem e cila është shumë e mirë edhe për fëmijët.

Noodles – Makarona Orizi me Perime

Noodles është emri i makaronave të gjata tipike i kuzhinës aziatike e orientale. Janë pak a shumë të ngjashëm me makaronat spageti por 'noodles' janë me përbërje të ndryshme si psh. prej soje ose orizi. Në këtë recetë ne përgatisim noodles orizi me perime. është një pjatë e shijshme që këshillohet të hahet me shkopinj.