Supë me Domate dhe Oriz

Supë me domate me oriz është shumë ë shpejt për tu përgatitur. Duke përdorur orizin Olim ajo merr akoma me shume shije së bashku me perimet e freskët. Kjo recetë është ideale edhe për vegjetarianët që mund të përdorin ujë në vend të lëngut të mishit.

Supë me Domate dhe Oriz

Prep Time10 minutes
Cook Time35 minutes
Total Time45 minutes
Course: Soup
Cuisine: Albanian
Keyword: oriz
Sasia: 4 persona
Kalori: 80kcal

Përbërësit

  • 5 kokrra domate
  • 150 gr oriz Olim
  • 2 kokrra qepë
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 600 ml lëng mishi
  • piper i bardhë
  • majdanoz
  • vaj ulliri
  • kripë

Përgatitja

  • Për të përgatitur këtë recetë për supë me domate dhe oriz, si fillim lajmë mirë perimet në ujë të rrjedhshëm. Qepët dhe domatet i pastrojmë nga cipa. Domatet mund ti zhytim për pak çaste në ujë të nxehtë. Perimet i presim në forma kubike.
  • Më pas në një enë me vaj ulliri, kaurdisim pak qepën sa të zverdhet e më pas shtojmë domatet. Masën e lemë në zjarr të ngadalshëm duke e trazuar për gati 5 minuta, sa të mpikset lëngu i domateve.
  • Shtojmë më vonë specat, lëng mishi ose ujë, kripë dhe e lemë sa të marri valë. Shtojmë orizin Olim duke e lënë në zjarr sa masa të trashet. Pasi orizi ka zier hedhim piperin e bardhë, majdanoz të prerë hollë.
  • Supë me Domate dhe oriz është gati. E servirim në pjata të thellë sipas dëshirës sipër hedhim pak majdanoz të freskët.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Rizoto me Shafran

Rizoto me shafran është një pjatë tipike e qytetit të Milano, Itali. Shafrani është një erëz e njohur që në antikitet. Përveçse ngjyrës ai lëshon edhe një aromë karakteristike që bashkuar me orizin cilësor Olim, bëjnë këtë pjatë të parë shumë të shijshme.

Tavë me oriz dhe presh

Në vendin tonë janë të shumëllojshme gatimet me presh, sidomos në zonën e Myzeqesë kanë qenë ushqimi bazë për stinën e dimrit. Ne do japim një nga recetat që përdoret në këtë zonë,tavë ne oriz dhe presh, që është e shijshme, e shpejtë dhe ka një kosto të ulët.