Menu e zgjedhur për Shën Valentin

Festa e Shen Valentinit zgjon brenda nesh mendimet se çfarë dhurate mund ti bëjmë të dashurit/dashurës se zemrës. 
E fillojmë me një darkë romantike të përgatitur ne shtëpi nga vetë ne dhe kjo do te jete fillimisht dhurata me e bukur për të sepse siç i thonë: Dashuria kalon përmes stomakut. E ajo shprehje është mese e vërtete sepse te gatuash për dikë do të thotë ti kushtosh kohë, vëmendje, kujdes, dashuri.

Menuja për Shën Valentin që ne sot sjellim është një menu e thjeshtë që mund të gatuhet fare mirë nga të gjithë. Kemi preferuar një menu me bazë peshku e fruta deti, një menu afrodiziake që të kënaq shijen dhe zemrën e partnerit/partneres suaj. Ne ju urojmë të gjithëve veç dashuri në zemrat tuaja!

Antipastë për Shën Valentin

Avokado me karkaleca
Stridhe me Limon

Pjatë e parë për Shën Valentin

Makarona me fruta deti
Supe me peshk

Pjatë kryesore për Shën Valentin

Peshk me patate
Peshk salmon ne furre

Ëmbëlsirë për Shën Valentin

Torte çokollate me spec djeges
Torte me zemer çokollate

Stafi i ArtiGatimit.com ju uron Gezuar festen!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

Receta për krep me nutella

Krep ose siç i thonë francezet crêpe janë flet të holla brumi, të pjekura mbi një piaster te nxehtë. Ato mund të shërbehen me mbushje të ndryshme të ëmbela (si Nutella, mjalt ose reçel) apo dhe të kripura (djathë, proshute ose perime). Ato shërbeheshin në datën 2 Shkurt dhe kur hapej në piaster, zakonisht shprehej një dëshirë. Duke lene mbrapa historinë le të shikojmë recetën e tyre. Baza e përgatitjes për të dyja llojet është pothuajse e njëjtë. Ja se çfarë na duhet për të pergatitur disa krep.

Krostatë me reçel kajsie

Krostatë me reçel kajsie është një ëmbëlsirë tipike verore e shpejtë dhe shumë e shijshme. Baza me brumë të shkrifet dhe sipër aroma fantastike e reçel kajsie, recetën që mund ta lexoni në faqen tonë ArtiGatimit.com

Mousse me Mjeder – Raspberries

Një recetë me fruta verore e thjeshte dhe ideale për pasditet e nxehta. Gjithsesi thjeshtësisë se recetës ju ftoj ta përgatisni disa orë më përpara, kështu ëmbëlsira ka kohë të mjaftueshme të pushojë ne frigorifer.