Tortë me çokollatë e spec djegës

Kjo tortë në formë zemre është ideale për të festuar festën e Shën Valenitinit dhe jo vetëm. Kjo është një tortë që mund ta gatuani në çdo moment që keni dëshirë për një ëmbëlsirë të veçantë.

Shija e çokollatës kombinon shumë me specin djegës. Provojeni dhe do të jem e sigurt që do të jetë një nga tortat që do të përgatisni shpesh.

Tortë me çokollatë e spec djegës

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 200 gr miell
  • 100 gr sheqer
  • 25 gr kakao pluhur
  • 100 ml qumësht
  • 200 gr çokollatë të zezë
  • 100 gr gjalpë
  • 4 kokrra vezë
  • 1/2 pako maja për ëmbëlsira
  • pak kripë
  • 1 lugë gjelle brandy
  • 1 spec djegës

Përgatitja

  • Si fillim hedhim qumështin me specin djegës në një tenxhere dhe e lemë të nxehet. Sa të fillojë zierja e heqim nga zjarri dhe e lemë në infuzion përreth 20 minuta.
  • Më pas filtrojmë qumështin. Në një tenxhere hedhim gjalpin ,çokollatën dhe qumështin e filtruar dhe i vendosim në zjarr të ngadaltë që të shkrijnë gjalpi e çokollata.
  • I trazojmë mirë se bashku, e më pas shtojmë pak kripë , brandy dhe kakaon pluhur. I përziejmë mirë derisa të bëhet një masë homogjene.
  • Në një enë qelqi hedhim vezët me sheqerin dhe fillojmë ti rrahim me rrahësin elektrik derisa të arrijmë një masë të fryrë.
  • Më pas shtojmë pak nga pak miellin dhe majanë dhe vazhdojmë ti rrahim me rrahësin elektrik.
  • Shtojmë më pas masën me çokollatë dhe i përziejmë së bashku.
  • Masën e hedhim në një tavë në formë zemre ,të lyer paraprakisht me pak gjalpë e miell që të mos ngjisë, (ose nëse nuk keni mund ta hidhni dhe në një tavë të rrumbullakët me diametër 22 cm). 
  • Pjekim tortën në furrë të nxehtë 180°C përreth 30 minuta. Pjesa e brendshme e tortës duhet të rrijë e butë dhe nuk ka nevojë për mbushje me vonë.
  • Heqim tortën nga furra dhe e lemë të ftohet.
  • Më pas vendosim tortën me çokollate në pjatancë dhe e shërbejmë në feta të shoqëruar me pak pana të rrahur ose me çokollatë të shkrirë sipër.

Ju bëftë mirë!

torte-cokollate-embelsira-dashuri-love-shen-valentin-shqip-kuzhina-shqiptare
0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Petë me nutela e banane

Ju ndodh që ndonjëherë ju shkon mendja për ëmbëlsirë dhe nuk dini se ç'të hani për momentin? Kjo recetë është një recetë e shpejtë. Mjafton një petë, pak nutela dhe një banane dhe do të keni një ëmbëlsirë që do të kënaqë shijet tuaja.

Biskota me miell misri

Biskota me miell misri shumë të shijshme dhe të shëndetshme. Në këtë recetë kemi përdorur edhe miell orizi. Mielli i misrit është i pasur me përbërës të dobishëm për organizmin e njeriut, si dhe mielli i orizit.

Vezë në kulaç

Kjo është një recetë e bukur dhe e shijshme pa diskutim që përgatitet me rastin e Pashkëve dhe jo vetëm. është një tortë e kripur, e mbushur brenda me djathra të ndryshëm e salçiçe. Sipas dëshirës dhe shijeve mund ta mbushim brenda edhe me proshutë, sallam, kunguj të vegjël, etj. Përgatitja nuk është shumë e vështirë, por duhet pak kohë për brumin. Përfundimi i këtij kulaçi ia vlen mundimin e bërë. Të gjithë do të ngelen të kënaqur.