Patëllxhanë në furrë

Patëllxhanët në furrë janë një garniturë e shijshme vegjetariane që përgatitet shumë thjeshtë dhe me pak përbërës.

Patëllxhanë në furrë

Përbërësit

  • 2 patëllxhanë të mëdhenj
  • 2 domatetë mëdha ose 200 gr domate të vogla
  • 150 gr djathë mocarela ose djathë tjetër që shkrihet
  • 75 gr ullinj të zinj
  • pak kripë
  • pak rigon
  • pak piper
  • pak vaj ulliri

Përgatitja

  • Si fillim lajmë patëllxhanët dhe i presim në feta rreth 1cm të trasha. I hedhim kripë të trashë, i vendosim në një kullojëse me një pjatë sipër dhe i lemë kështu përreth gjysëm ore. Në këtë mënyrë patëllxhanët humbasin hidhërimën e tyre. Ndërkohë marrim domatet, i lajmë dhe i presim në copa të vogla.
  • Presim në kubik edhe djathin. Më pas marrim fetat e patëllxhanit, i çajmë me majën e një thike. I vendosim më pas në një tavë me letër furri sipër. Mbi çdo fetë hedhim domate dhe ullinjtë e prerë hollë. I hedhim sipër kripë, vaj e rigon. I pjekim në furrë të nxehtë 200°C përreth 20-25 minuta.
  • Më pas fikim furrën, nxjerrim tavën, i vendosim sipër fetave mocarelën e grirë dhe e vendosim përsëri tavën për disa minuta në furrën e nxehtë.
  • Fetat e patëllxhanit janë gati për tu servirur. Mund ti shërbejmë si të nxhehta ashtu edhe të ftohta, Janë një garniturë e mirë për pjata mishi ose mund ti shërbejmë si antipastë.

Notes

Ju bëftë mirë

3 Shares
11 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Vezë në kulaç

Kjo është një recetë e bukur dhe e shijshme pa diskutim që përgatitet me rastin e Pashkëve dhe jo vetëm. është një tortë e kripur, e mbushur brenda me djathra të ndryshëm e salçiçe. Sipas dëshirës dhe shijeve mund ta mbushim brenda edhe me proshutë, sallam, kunguj të vegjël, etj. Përgatitja nuk është shumë e vështirë, por duhet pak kohë për brumin. Përfundimi i këtij kulaçi ia vlen mundimin e bërë. Të gjithë do të ngelen të kënaqur.

Si të gatuajmë Patate në furrë

Patate në furrë është një pjatë që mbase nuk ka nevojë për recetë sesa disa këshilla për ti përgatitur në mënyrë të përsosur. Lexoni çfarë kemi përgatitur për këtë garniturë që nuk mungon asnjëherë në tavolinë.

Sallatë gruri

Sallata e grurit është një pjatë e freskët, ideale për stinën e verës. është një pjatë e ftohtë të cilën mund ta përgatisim edhe disa orë përpara se ta shërbejmë. Në këtë recetë ne kemi zgjedhur të përziejmë grurin me djathë, domate të freskëta e ullinj, por secili nga ju mund ta përziejë me gjithçka që dëshiron, sipas dëshirës e fantazisë suaj.