Kunguj mbushur në furrë

Frutat dhe perimet e stinës janë gjithmonë të rekomanduara. Kunguj mbushur me mish në furrë, është një tjetër recetë e kësaj stine.

Kunguj mbushur në furrë

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: healthy, kungull
Sasia: 4 vazo
Kalori: 180kcal

Përbërësit

  • 4 kunguj
  • 50 gr mish i grirë
  • 2 vezë
  • 100 gr djathë parmixhan
  • 3 lugë gjelle galetë
  • arrë moskat
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper

Përgatitja

  • Lajmë kungujt të cilët duhet të jenë të njomë, u presim bishtat dhe i ndajmë në mes për së gjati. Me ndihmën e lugës i heqim zemrën çdo gjysme. Pjesën qe hoqëm e presim në kubik të vegjël dhe e hedhim në një enë.
  • Në enë shtojmë, vezë, mishin e grirë, gjysmën djathit grirë, galetë (bukë thekur grirë imët), kripë, erëza dhe pak vaj ulliri. Përbërësit i trazojmë sa të bëhet një masë.
  • Kungujt i radhitim në tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine dhe i spërkatim me pak vaj e kripë.
  • Sipër hedhim nga mbushja që përgatitëm dhe pak djathë të grirë ne fund.
  • Tavën e futim në furrë të para ngrohur në temperaturën 200 °C për 30 minuta.
  • Kjo ishte receta për kunguj mbushur me mish dhe pjekur në furrë. Shumë e thjeshtë dhe e shpejtë për tu përgatitur. Nëse ju pëlqejnë recetat tona, abonohuni në njoftimet e faqes. Mjafton të shkruani adresën email në hapësirën më poshtë.

Receta për kunguj të skuqur.

Ju bëftë mirë!

4 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Qofte me lulelakër

Qofte me lulelakër është një meze ideale për të pasuruar tavolinën në një aperitiv. Gjithashtu këto qoftë pëlqehen shumë edhe nga fëmijët dhe është një mënyrë e mirë për të ngrenë perime.