Sallatë kaprese

Sallata kaprese është një sallatë tipike e Italisë, zona e ishullit të Kaprit, nga ku merr dhe emrin. Kjo pjatë mund të shërbehet si antipastë, por edhe si pjatë e dytë. është një pjatë e freskët dhe e lehtë, e cila përgatitet me djathë mocarela, domate e borzilok, dhe sipër i hidhet vaj ulliri, rigon e kripë.

Sallatë kaprese

Përbërësit

  • Përbërësit për 4 persona

  • 500 gr mocarela
  • 400 gr domate
  • pak borzilok i freskët
  • pak rigon
  • pak kripë
  • pak vaj ulliri

Përgatitja

  • Lajmë domatet, i thajmë, i heqim bishtin me thikë dhe i presim për së gjati duke i bërë fetë me një trashësi rreth 1 cm. Presim dhe mocarelën në feta me të njëjtën trashësi.
  • Marrim një pjatë dhe vendosim një fetë mocarela, një fetë domate. Vazhdojmë duke alternuar mocarelën me domaten derisa të mbarojnë përbërësit.
  • Sipër i vendosim gjethet e borzilokut. I hedhim kripë, rigon dhe vaj ulliri. Sallata kaprese është gati për tu servirur.

Ju bëftë mirë

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Speca gogozhare

Speca gogozhare janë shoqërueset e shumë pjatave në stinën e dimrit. Kjo recete është shume e thjeshte për tu përgatitur dhe specave mund ti konservojmë shijen dhe vlerat për një kohe të gjatë. Për të përgatitur gogozhare preferohet speci me shume tul kurse ngjyra sipas preferencës.