Tave presha është një recetë gatimi tradicionale shqiptare. Një recete gjellë e shëndetshme dhe e thjeshtë për ta përgatitur.
Përbërësit për Tavë presha në furrë
- 500 gram presh
- 2 kokrra qepë
- 1 lugë gjelle miell
- 1 gotë lëng mishi ose ujë
- 1 lug gjelle ajvar(sipas dëshirës)
- vaj ulliri ekstra i virgjër
- kripë
- mëndrëz (nane)
- piper
- gjethe dafine
- spec (sipas dëshirës)
Përgatitja
Pastrohen preshat dhe lahen mirë nga dherat dhe papastërti të tjera. Preshat i presim në formë rrethore. I vendosim në një tavë dhe i spërkatim sipër me vaj ulliri dhe me pak kripë. Tavën e fusim në furrë të nxehur, sa të përgatitim salcën.
Ndërkohe qepën e prerë hollë e kaurdisim pak. Tek lëngu i mishit hedhim një lugë miell dhe e tretim. Me pas e shtojmë tek qepa. Hedhim erëzat, pak ajvar nese dëshirojmë dhe e trazojmë. Salcën e lemë të marri 2-3 minuta valë.
Ne hapin tjetër e hedhim sipër tavës me presha. Tava e përgatitur piqet në furrë për 30 minuta në 200 gradë.
Tava duhet të dali me shumë pak lëng. Shoqërohet me bukë të thekur.