Supë Gruri

Supe gruri është një pjatë e shijshme që mund ta shijojmë gjatë stinës së ftohtë. Gruri është i pasur me shumë vlera ushqyese si vitamina, kripëra minerale e fibre. Kjo është një pjatë e shëndetshme dhe e shijshme.

Supë Gruri

Sasia: 0

Përbërësit

  • Për 4 persona

  • 100 g grurë
  • 1 karrotë
  • 2 qepë
  • 1 presh
  • 1 degë selino
  • 2-3 domate të freskëta
  • 2-3 gjethe dafine
  • pak vaj ulliri
  • pak kripë
  • pak piper

Përgatitja

  • Si fillim pastrojmë e lajmë mirë grurin. E fusim në një enë qelqi dhe e mbushim me ujë, e lemë kështu përreth 30 minuta. Më pas e kullojmë.
  • Marrim qepën, preshin, karotën e selinonë, i lajmë, e i presim në copa të vogla. Më pas i hedhim në një tenxhere ku kemi hedhur më parë vaj ulliri. Vendosim tenxheren në zjarr, i trazojmë herë pas here. Shtojmë në këtë moment grurin. E trazojmë mirë. Pas disa minutash shtojmë domatet e grira. E mbulojmë tenxheren me kapak dhe ulim zjarrin. Kur domatja të jetë shkrirë komplet shtojmë ujë të ngrohtë. I hedhim kripë, piper dhe gjethet e dafinës, i trazojmë mirë dhe i mbulojmë me kapak. I lemë të ziejë përreth 40-50 minuta.
  • Nëse gruri do akoma të ziejë mund të shtojmë akoma ujë të ngrohtë dhe e lemë të ziejë akoma. ( Mund të shkurtoni kohën e zierjes së grurit nëse e zieni në tenxhere presioni).
  • Më pas e hedhim supën në pjata dhe e shërbejmë të nxehtë me pak vaj ulliri sipër.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Qofte me spinaq

Qoftet me spinaq janë shumë të mira për ata që dëshirojnë një pjatë të thjeshtë e të shijshme. Receta e këtyre qofteve është e thjeshtë dhe nuk kërkon shumë kohë. Këtë pjatë mund ta shoqërojmë me perime të ndryshme, sallata ose thjesht mund ta shijojmë edhe në momentin e aperitivit. Kjo recetë është dhe një mënyrë e mirë për të bërë fëmijët të hanë perimet që janë të fshehura në qofte.

Tavë me oriz dhe presh

Në vendin tonë janë të shumëllojshme gatimet me presh, sidomos në zonën e Myzeqesë kanë qenë ushqimi bazë për stinën e dimrit. Ne do japim një nga recetat që përdoret në këtë zonë,tavë ne oriz dhe presh, që është e shijshme, e shpejtë dhe ka një kosto të ulët.