Rrepa turshi

Rrepa turshi kanë një shije majhoshe sepse ëmbëlsia e tyre lidhet bukur me thartësinë e uthullës. Të përgatitura në këtë mënyrë kemi një pjatë të shijshme që shkon shumë me pjatanca djathrash o sallamrash të ndryshëm. Shtysë për përgatitjen e kësaj receta na e dha një lexuese e rregullt e faqes tone, Antigona.

Rrepa turshi

Sasia: 0

Përbërësit

  • 5 rrepa të kuq
  • pak rozmarinë
  • 2 qepë të njoma
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Përbërësit për lëngun e kripur

  • 1 qepë e kuqe
  • 1 lugë kafeje me kripë
  • 100 ml uthull të kuqe
  • 60 gr sheqer
  • 120 ml ujë

Përgatitja

  • Pasi kemi qëruar e larë rrepat i vendosim mbi një letër alumini. Sipër i hedhim rozmarinë, qepët të plota siç janë dhe vaj ulliri. Mbyllim letrën e aluminit si karamele dhe e vendosim në furrë të nxehtë 200°C. I pjekim përreth 30 minuta.
  • Më pas i nxjerrim nga furri dhe i lemë të ftohen.
  • Pasi janë ftohur i presim në feta të holla.
  • Presim dhe qepën e kuqe në feta. Vendosim në një vazo qelqi ( rreth 250 gr) një fetë rrepe dhe një fetë qepe, vazhdojmë kështu duke i alternuar derisa të mbarojnë përbërësit.
  • Në një tenxhere hedhim ujin, uthullën, kripën e sheqerin dhe i ziejmë.
  • Hedhim lëngun e nxehtë në vazo mbi rrepat. Mbyllim vazon me kapak dhe e lemë të pushojë nga 3 deri në 6 ditë përpara se ti shërbejmë.
  • Servirim rrepa turshi siç janë me pak vaj ulliri sipër ose i përziejmë me sallata të ndryshme.

Notes

Përgatitja për rrepa turshi

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com!

1 Shares
1 comment
  1. A ka mundsi mem.tregu dikush si ta pregadis ilaqin me rrepa te kuq me mjalt karrota molla dhe limon per pagjaksi se kam harruar flm per mirkuptim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Si të gatuajmë Gaforre

Si të gatuajmë gaforre antipaste me patate. Gaforrja është një thesar për sa u përket vlerave ushqimore. Mishi i gaforres rrit aftësitë e funksionimit të trurit, forcon kockat, është gjithashtu një simulant në qarkullimin e gjakut.

Qofte me lulelakër

Qofte me lulelakër është një meze ideale për të pasuruar tavolinën në një aperitiv. Gjithashtu këto qoftë pëlqehen shumë edhe nga fëmijët dhe është një mënyrë e mirë për të ngrenë perime.