Petulla të fryra pa maja

Një recetë për petulla të fryra që duhet ta provoni patjetër. Për të përgatitur këto petulla nuk kemi përdorur maja buke por janë fryrë gjithsesi. Në brendësi lexoni recetën e plotë dhe ju ftoj ta shpërndani për miqtë tuaj.

Petulla të fryra

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Resting40 minutes
Total Time1 hour 30 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare, petulla
Sasia: 6 persona
Kalori: 310kcal

Përbërësit

  • 500 gr miell
  • 160 ml kos
  • 2 kokrra vezë
  • 1 lugë e vogël sodë bikarbonati
  • 1 lugë e vogël kripë
  • 200 ml vaj për skuqje

Përgatitja

  • Për të përgatitur pëtulla të fryra pa maja duhet të përdorim miell të butë pa shumë gluten, në këtë mënyrë do të kemi rezultat sa më të mirë dhe petulla të fryra.
  • Miellin e situr e përziejmë me sodën dhe e hedhim në një enë qelqi duke e situr. Miellin e hapim në mes ku shtojmë vezët kosin kripën dhe i trazojmë mirë. Miellin e punojmë për gati 7-8 minuta. Më pas enën e mbulojmë dhe e lemë të pushojë për gati 40 minuta. Brumi nuk duhet të të fryhet.
  • Më pas brumin e vendosim në tavolinën e punës të spërkatur me pak miell, i japim nja 2-3 ngjeshje dhe e hapim me okllai një petë me trashësi 0,5 mm. Petën e presim në forma rrethore ose katrore sipas dëshirës.
  • Petullat i pjekim në zjarr mesatar në një enë me vaj të bollshëm për skuqje ,duke i kthyer nga të dyja anët.
  • Karakteristikë e këtyre petullave është sepse ato fryhen shumë dhe mund ti mbushim brenda me djathë ose me çdo gjë që dëshirojmë.
  • Petulla të fryra janë gati. Me një xhep pastiçeri i mbushim brenda ose i spërkasim me sheqer sipër

Lexoni gjithashtu recetat për petulla me maja, petulla të shpejta, petulla te fshira.

Ju bëftë mirë!

4 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like