Petulla të fshira – Receta gatimi Korçare

Petulla të fshira është një recetë tipike e qytetit të Korçës. Ato përgatiten veç me ujë, miell dhe vezë dhe ka shumë versione të këtyre petullave. Kemi dashur të shtojmë pak qumësht për ti dhënë pak ngjyrë petullave.

Receta për petulla të fshira është e thjeshtë për tu përgatitur dhe shume e shijshme. Këto petulla, ndryshe nga receta për petulla klasike, përgatiten në formën e krepave të holla. Më pas shtresat e petullave mbushen me djathë.

Petulla të fshira

Prep Time30 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time50 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 6 persona
Kalori: 270kcal

Video

Përbërësit

Për petulla

  • 500 gr miell
  • 3 kokrra vezë
  • 100 ml qumësht
  • 10 gr kripë
  • 1 L ujë

Për mbushjen

  • 100 gr gjalpë
  • 300 gr djathë i bardhë
  • 100 ml vaj ulliri
  • 3 thelpinj hudhër
  • 10 gr kripë

Përgatitja

  • Për përgatitjen e petulla të fshira na duhet një enë e madhe ku hedhim miellin me vezët, më pas hedhim qumështin me ngadalë dhe e trazojmë.
  • Pasi keni përzierë këto përbërës hedhim ujë derisa masa të kthehet në brumë të rrjedhshëm i ngjashëm me atë të krepave. Bumin për petulla të fshira mund ta kalojmë në një sitë për tu siguruar që nuk ka kokrriza.
  • Pasi brumi është përgatitur marrim një tigan krepash dhe vendoseni në zjarr. Shkrijmë pak gjalpë dhe hedhim në një filxhan. Është e nevojshme që tigani të lyhet me gjalpë duke përdorur copë të pastër (letër kuzhine) sa herë që hidhet masa. Këshillohet që të hidhet masë sa për të mbuluar sipërfaqen e tiganit që të mos dali petulla e trashë ose e qullët.
  • Pasi hedhim përbërjen e rrotullojmë mirë në tigan njësoj si krepat dhe e kthejmë nga ana tjetër. Vazhdojmë në këtë mënyrë derisa mbarojmë të gjithë përbërjen për petulla të fshira.
  • Në një enë vendosim pak ujë me kripë dhe lagim të gjitha petullat, më pas i vendosim në një tepsi duke hedhur në çdo rjesht djathë të bardhë të copëtuar dhe hudhra. Mund të përgatitim masën edhe me pak vaj ulliri.
  • Pasi të kemi mbaruar me vendosjen e petullave dhe mbushjen e tyre hedhim sipër gjalpin e shkrirë dhe vendoseni në furrë për 10 minuta.
  • Petulla të fshira janë gati. E presim në copa dhe e shërbejmë.

Petulla të shpejta, petulla me kos ose petulla amerikane

Ju bëftë mirë!

173 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Proshutë dhe pjepër

Proshutë dhe pjepër nuk mund të shikohet si një recetë gatimi sesa një kombinim fantastik. Ëmbëlsia e pjeprit ndërthuret më së miri më shijen e proshutës, një pjatë ideale për ditët e verës.

Sallatë ruse

Sallata ruse është një pjatë e ftohtë, tipike e kuzhinës ruse, e njohur në gjithë botën. është një pjatë shumë e shijshme, me bazë perime të ziera të përziera me majonezë. Ekzistojnë shumë variante të kësaj pjate, ne po japim versionin më të thjeshtë

Si të gatuajmë Gaforre

Si të gatuajmë gaforre antipaste me patate. Gaforrja është një thesar për sa u përket vlerave ushqimore. Mishi i gaforres rrit aftësitë e funksionimit të trurit, forcon kockat, është gjithashtu një simulant në qarkullimin e gjakut.