Salca Tzatziki

Salca tzatziki është shumë e mirë për të shoqëruar pjatanca me mish e perime. Dhe jo më kot gjen një përdorim të gjerë në përgatitjen e sufllaqeve.

Salca Tzatziki

Përbërësit

  • 2 gota kos grek ose salcë kosi
  • 2 kastravec
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 3 thelpinj hudhre
  • 1 lugë kopërr e grirë hollë
  • pak kripë
  • pak piper
  • gjysmë limoni

Përgatitja

  • Si fillim qërojmë kastravecat. I presim në copa shumë të vogla me thikë. Më pas i hedhim kripë, i përziejmë dhe i vendosim në një kullonjëse. I lemë kështu përreth gjysëm ore, në këtë mënyrë humbin ujin që kanë.
  • Më pas hedhim kosin në një grirës elektrik, shtojmë me radhë gjithë përbërësit e tjerë, fillojmë me kastravecin e kulluar, vajin e ullirit, lëngun e limonit, thelpinjtë e hudhrës të qëruar, koprrën, pak kripë e pak piper. I grijmë mirë derisa të jenë përzier mirë të gjithë përbërësit.
  • Salcën e përgatitur e hedhim në një enë qelqi të cilën e mbulojmë me kapak. E lemë në këtë mënyrë përreth një orë përpara se ta shërbejmë.
  • E servirim salcën tzatziki për të shoqëruar një pjatë me mish në zgarë ose perime.

Notes

Përgatitja e Salces

Tzatziki Sauce Recipe - Receta Gatimi - Greke - Sufllaqe - Kebab

Ju bëftë mirë!

Tzatziki-Sauce-Recipe-Receta-Gatimi-Greke-Sufllaqe-Kebab-salse-kosi

0 Shares
2 comments
  1. Nuk mund ta quani salce kosi ,si ekemi quajtur gjithmon. Mjaft me kto terma grekofilesh. Ne qofte se jeni Shqiptar mos na vini xakiqe dhe receta te huaja.Nga Shkumbini deri ne Cameri eshte guzhin qe e kan zili.

    1. Zoti Arben,
      Ne do ta quajmë si të na vij për mbarë. Nëse është salcë kosi do themi salce kosi, nëse është Tzatziki ashtu do e shkruajmë. Ne do vazhdojmë të vëmë receta shqiptare, greke, italiane, ruse dhe nga mbarë bota. Idealet tuaja i rezervoni për faqet e tjera. Gjithë të mirat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Speca me domate ne tigan

Speca me domate në tigan janë shumë të shijshme. Këto janë specat dhe domatet e fundit për këtë stinë. Speca me domate të gatuara në tigan është një nga ato pjatat që më çon pas në kohë, më sjell ndërmend fëmijërinë.

Sallatë ruse

Sallata ruse është një pjatë e ftohtë, tipike e kuzhinës ruse, e njohur në gjithë botën. është një pjatë shumë e shijshme, me bazë perime të ziera të përziera me majonezë. Ekzistojnë shumë variante të kësaj pjate, ne po japim versionin më të thjeshtë

Sallatë e zier me gjethe rrepash

Gjethja e panxharsheqerit është shumë e mirë, dhe ngjason me spinaqin. Mund ta gatuajmë të zier në ujë ose në avull, me vaj sipër dhe kështu shoqëron pjatanca të ndryshme mishi ose peshku. Në këtë recetë, ne e sjellim në një variant si sallatë që mund ta hamë si meze për të hapur oreksin ose thjesht mund të shoqërojmë një pjatë mishi.

Rrepa turshi

Rrepat turshi kanë një shije majhoshe sepse ëmbëlsia e tyre lidhet bukur me thartësinë e uthullës. Të përgatitura në këtë mënyrë kemi një pjatë të shijshme që shkon shumë me pjatanca djathrash o sallamrash të ndryshëm.