Byrek me angjinare

Kjo recetë është ideale për të shoqëruar një aperitiv me miqtë. Këtë lloj torte të kripur mund ta servirni edhe si antipatë të prerë në copa të vogla në formë katrore.

Byrek me angjinare

Sasia: 0

Përbërësit

  • 2 Pasta Sfoglia">petë speciale
  • 1 qepë të kuqe
  • 400 gr angjinare
  • 200 gr djathë të tymosur
  • 60 gr djathë parmixhan të grirë
  • 1 vezë
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak vaj ulliri
  • 1 pako shafran pluhur
  • 1 thelpi hudhre

Përgatitja

  • Si fillim përgatisni petët e byrekut ( mund të përdorni edhe petë të thjeshta, por më i shijshëm bëhet me petët speciale me gjalpë. Kliko këtu për të parë recetën).
  • Filloni të pastroni mirë angjinaren ( Kliko këtu për të parë se si pastrohen).
  • Në një tigan me vaj grini qepën, kapardiseni pak e më pas shtoni angjinaret e prera në copa. Bashkoni në të dhe hudhrën, kripë e piper. Trazoheni mirë, mbuloni tiganin me kapak dhe lëreni të piqen me zjarr të ulët. Në një gotë me pak ujë shkrini shafranin, trazoheni dhe shtojeni në tigan. Lëreni tiganin në zjarr derisa të jenë bërë angjinaret.
  • Më pas shtoni djathin e tymosur të prerë në copa, djathin e grirë dhe vezën e rrahur. Trazoni mirë gjithë përbërësit dhe hidhni masën e përgatitur mbi petë. Mbulojini me petën tjetër sipër. Bëjini disa prerje me thikë petës sipër.
  • Tavën piqeni në furrë të nxehtë 230°C përreth 40 minuta.
  • Pasi është pjekur lëreni të ftohet e më pas priheni byrekun në copa dhe shijojeni të ngrohtë.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Supë Gruri

Supa e grurit është një pjatë e shijshme që mund ta shijojmë gjatë stinës së ftohtë. Gruri është i pasur me shumë vlera ushqyese si vitamina, kripëra minerale e fibre. Kjo është një pjatë e shëndetshme dhe e shijshme

Oriz me kërpudha

Orizi me kërpudha është një pjatë shumë e mirë dhe e përshtatshme për të gjithë, sidomos për ata persona që kanë probleme të intolerancës ushqimore siç janë personat çeliak të cilët alergjia kryesore u vjen nga mielli i grurit. Kjo pjatë është e shpejtë, e thjeshtë e me një rezultat vërtet të kënaqshëm