Spaghetti me fruta deti

Makaronat spaghetti me fruta deti janë shumë të shijshme, sidomos kur frutat e detit janë të freskëta. Këtë pjatë mund ta gatuani edhe me fruta deti të ngrira, por shija nuk do të jetë e njëjtë.

Spaghetti me fruta deti

Përbërësit

  • Për 4 persona

  • 400 gr makarona të gjata spaghetti
  • 700 gr fruta deti miks midhje, molusqe, karkaleca deti, kallamarë të vegjël
  • 6-7 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 domate
  • 3 thelpinj hudhre
  • 1 spec djegës
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak majdanoz të grire
  • 100 ml verë të bardhë

Përgatitja

  • Si fillim vendosim molusqet në një tenxhere të madhe me ujë të ftohtë, në mënyrë që tu dali rëra. Duhet ti lemë përreth 2 orë në ujë. Më pas i nxjerrim nga uji dhe i kullojmë. Pastrojmë midhjet mirë, duke i gërryer anët që të mos ketë papastërti. Lajmë dhe pastrojmë edhe kallamarët dhe i presim në copa nëse janë të mëdhenj.
  • Në një tigan hedhim vaj ulliri, thelpinjtë e hudhrës dhe specin djegës. I vendosim në zjarr dhe kur shohim që hudhra fillon të skuqet shtojmë molusqet. Pas disa minutash në zjarr ata do të hapen komplet, ( nxjerrim jashtë tiganit molusqet e pahapura).
  • Hedhim verën e bardhë në to. Sapo të ketë avulluar alkooli, shtojmë midhjet e pastruara. Pasi janë hapur dhe midhjet shtojmë domaten e grirë hollë. I hedhim pak kripë e pak piper dhe i trazojmë.
  • Përgatitja e makaronave (Spaghetti)

  • Ndërkohë vendosim një tenxhere me ujë e kripë në zjarr dhe kur të marrë valë uji hedhim makaronat të ziejnë. Kur të shohim që salca në tigan po trashet shtojmë kallamarët dhe karkalecat. Mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë me zjarr të ngadaltë derisa makaronat të ziejnë.
  • Kullojmë makaronat dhe i bashkojmë me salcën e përgatitur. I përziejmë mirë dhe sipër i hedhim majdanoz të grirë.
  • Mbushim pjatat me makarona dhe i servirim të ngrohta me pak piper sipër sipas dëshirës.

Notes

Përgatitja e Frutave të Detit

spaghetti-fruta-deti-receta-gatimi-seafood-italiano

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com!

spaghetti-fruta-deti-receta-gatimi-seafood

144 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Makarona shtëpie me patate

Këto makarona shtëpie mund të shërbehen thjesht të spërkatura me gjalpë. Kjo pjatë është shumë e pëlqyeshme jo vetëm nga të rriturit por edhe nga fëmijët. Duke pasur si bazë pataten, kjo pjatë është me shumë vlera ushqimore të domosdoshme për trupin tonë.

Xinkali

Khinkali është një pjatë me origjinë gjeorgjiane mjaft e shijshme. Janë si tip torteli gjigant me mbushje brenda. Mund të kenë mbushje të ndryshme si me kërpudha, patate apo djathë por zakonisht preferohet ajo me mish.