Xinkali

Khinkali është një pjatë me origjinë gjeorgjiane mjaft e shijshme. Janë si tip torteli gjigant me mbushje brenda. Mund të kenë mbushje të ndryshme si me kërpudha, patate apo djathë por zakonisht preferohet ajo me mish.

Xinkali

Përbërësit

  • Pëbrërësit për brumin

  • 500 g miell i imët
  • 1 pako maja birre
  • pak ujë
  • pak kripë
  • 1 vezë
  • Përbërësit për mbushjen

  • 200 gr mish derri të grirë
  • 200 gr mish lope të grirë
  • 1 qepë
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak majdanoz

Përgatitja

  • Marrim miellin, e hedhim ne nje enë dhe i shtojmë majanë e birres, pak ujë, kripën dhe vezën. Të gjitha i perzijmë bashkë dhe e punojmë mirë brumin derisa të arrijmë një masë homogjene. Vendosim brumin në një enë qelqi të mbuluar me pecetë dhe e lëmë të qetësohet për të paktën 2 orë në një vend të ngrohtë ose në furrë të fikur veç me dritë të ndezur.
  • Përgatitja e mishit

  • Mishi i grire lope dhe derri bashkohet bashkë dhe i hedhim kripë, piper, majdanozin te prerë imët, qepë dhe 2 lugë ujë. I trazojmë mirë bashkë në mnëyrë që të përzihen të gjithë erëzat.
  • photo credit: Levan N
  • Pergatitja e Xinkali

  • Merret brumi dhe hapet një peteë 1 cm e trashë dhe me nje gotë prihen rrathë rrathe te vegjël. I hapim dhe pak rrathët dhe mbi ta vendosim pak nga masa e mishit, e më pas i mbyllim. Marrim një tenxhere dhe mbushim me ujë, e lemë derisa te marrë valë dhe i hedhim kripë. Hedhim në të xinkali dhe i lemë të ziejnë për 15-20 minuta.
  • Hedhim xinkali në pjatë dhe i shërbejmë të ngrohta.

Notes

Pergatitja e brumit

Ju bëftë mirë!

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Makarona në furrë

Kjo recetë është një pjatë me të vërtetë shumë e shijshme. Në fakt mund ta quajmë një tortë makaronash dhe mund ta shërbejmë si pjatë të vetme pasi është e pasur me shumë përbërës. Ne kemi përdorur makarona të shkurtra (pennette),por ju mund të përdorni llojin e makaronave që ju pëlqen.Kjo është dhe një recetë për të ricikluar makaronat e mbetura më parë.