Makarona shtëpie me patate

Këto makarona shtëpie mund të shërbehen thjesht të spërkatura me gjalpë. Kjo pjatë është shumë e pëlqyeshme jo vetëm nga të rriturit por edhe nga fëmijët. Duke pasur si bazë pataten, kjo pjatë është me shumë vlera ushqimore të domosdoshme për trupin tonë.

Makarona shtëpie me patate

Prep Time30 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time40 minutes
Course: First plate
Cuisine: Italian
Keyword: makarona
Sasia: 8 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 1 kg patate
  • 2 kokrra vezë
  • 200 gram miell
  • 3 lugë gjalpë i shkrirë
  • djathi grirë
  • 2-3 gjethe sherebele
  • kripë
  • piper

Përgatitja

  • Lajmë patatet dhe i ziejmë me gjithë lëkurë në një enë me ujë të bollshëm. Pasi shikojmë që patatet kanë zier, më pak se 10 minuta, i heqim nga uji, i pastrojmë lëkurën dhe ashtu të ngrohta i shtypim me shtypëse patate. Kështu mund të bëjmë një pure pa kokrriza.
  • Purenë e patates e hedhim mbi banak të spërkatur me miell.
  • E hapim në mes, hedhim vezët, 1 lugë gjalpë, miell dhe e punojmë lehtë me dorë sa të bëhet një brumë homogjen.
  • Marrim pak nga pak nga masa krijuar duke e bërë shirita të gjatë në formë cilindrike.
  • Këta shirita i presim në copa në gjatësi rreth 2 cm. Me ndihmën e një pirua mund ti japim formë nëse dëshirojmë. Pasi i kemi përgatitur një sasi të konsideruar makarona shtëpie, i hedhim në ujë të vluar me kripë dhe vaj. I ziejmë deri sa makaronat të ngrihen lartë mbi ujë.
  • Kullohen, dhe hidhen në një tiganë të nxehur me gjalpë dhe gjethe sherebele.
  • I hedhim në pjatë, spërkaten me djathë kaçkavall ose lloj tjetër djathi staxhionuar.
  • Makarona shtëpie serviren të ngrohta. Nëse ju pëlqejnë makaronat e bërë vete, ju ftojmë të lexoni dhe recetën për makarona te freskëta të përgatitur na shtëpi.
pjate makarona gnocchi te fesketa shtepie

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta per Lazanjë

Lazanja është një pjatë tipike e Italisë e në mënyrë të veçantë e zonës së Bolonjës. Kjo pjatë është e njohur tashmë jo vetëm në këtë zonë, por në mbarë botën. Lazanjë është një pjatë e parë, 'e pasur' dhe e shumë e shijshme.