Makarona flutur me pesto dhe domate të freskëta

Makarona flutur me pesto dhe domate të vogla të freskëta është pjatë që të kujton stinën e pranverës dhe shijen delikatë të këtij kombinimi. Recetën si të përgatisim salcën pesto e gjeni ne faqen tone, mjaftojnë disa hapa të thjeshtë.

Makarona flutur me pesto dhe domate të freskëta

Prep Time15 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time25 minutes
Course: Side Dish
Cuisine: Italian
Keyword: makarona
Sasia: 4 pesona
Kalori: 145kcal

Përbërësit

  • 350 gr makarona flutur
  • 80 gr salcë pesto
  • 100 gr domate të vogla kokrra
  • borzilok
  • kripë

Përgatitja

  • Si fillim duhet të përgatisim salcën pesto, recetën e gjeni në kategorinë me receta baze, ose kliko mbi përbërësin.
  • Marrim një enë me ujë bollshëm dhe e vendosim në zjarre. Sapo të të vlojë hedhim kripë dhe shtojmë makaronat flutur. I gatuajmë rreth 8-10 minuta, por me saktë referohuni tek ambalazhi i makaronave. I kullojmë dhe i hedhim në një enë tjetër.
  • Tek makaronat hedhim salcën pesto, pak kripë dhe i trazojmë mirë. Shtojmë edhe domatet e lara dhe të prera gjysmë. Shtojmë erëza të freskëta dhe makarona flutur me pesto dhe domate të vogla të freskëta është gatim, i shërbejmë.

Lexo gjithashtu recetën për Quinoa me Pesto ose Patellxhan me gjize dhe pesto

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Makarona shtëpie me patate

Këto makarona shtëpie mund të shërbehen thjesht të spërkatura me gjalpë. Kjo pjatë është shumë e pëlqyeshme jo vetëm nga të rriturit por edhe nga fëmijët. Duke pasur si bazë pataten, kjo pjatë është me shumë vlera ushqimore të domosdoshme për trupin tonë.

Receta per Lazanjë

Lazanja është një pjatë tipike e Italisë e në mënyrë të veçantë e zonës së Bolonjës. Kjo pjatë është e njohur tashmë jo vetëm në këtë zonë, por në mbarë botën. Lazanjë është një pjatë e parë, 'e pasur' dhe e shumë e shijshme.

Xinkali

Khinkali është një pjatë me origjinë gjeorgjiane mjaft e shijshme. Janë si tip torteli gjigant me mbushje brenda. Mund të kenë mbushje të ndryshme si me kërpudha, patate apo djathë por zakonisht preferohet ajo me mish.