Makarona në furrë

Kjo recetë është një pjatë me të vërtetë shumë e shijshme. Në fakt mund ta quajmë një tortë makaronash dhe mund ta shërbejmë si pjatë të vetme pasi është e pasur me shumë përbërës. Ne kemi përdorur makarona të shkurtra (pennette), por ju mund të përdorni llojin e makaronave që ju pëlqen.

Kjo është dhe një recetë për të ricikluar makaronat e mbetura më parë.

Makarona në furrë

Prep Time10 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time40 minutes
Course: First plate
Cuisine: Italian
Keyword: makarona
Sasia: 5 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 400 gr makarona të shkurtra
  • 1 kg patëllxhanë
  • 200 gr domatë të vogla
  • 300 gr proshutë e pjekur
  • 250 gr djathë i tymosur
  • 100 gr mozzarella
  • 200 gr djathë parmixhan i grirë
  • 5-6 gjethe borziloku i freskët
  • 1 thelbi hudhre
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper

Përgatitja

  • Si fillim lajmë e presim patëllxhanët në feta. I lyejmë fetat me vaj ulliri nga të dyja anët dhe i kalojmë në zgarë të piqen.
  • Ndërkohë vendosim në një tenxhere ujë dhe pasi ka zier hedhim kripë e më pas makaronat. I ziejmë më pak se koha e duhur pasi do të përfundojnë pjekjen në furrë.
  • Në një tigan përgatisim salcën duke hedhur pak vaj ulliri e hudhrën. Pasi është nxehur vaji heqim hudhrën dhe hedhim domatet e vogla të prera pak kripë e pak piper. I kavërdisim pak. Fikim zjarrin dhe shtojmë borzilokun, proshutën e prerë në copa të vogla.
  • Ndërkohë pasi janë zier makaronat i hedhim në një enë të madhe ku shtojmë salcën e përgatitur, djathin e tymosur e mocarelën të prerë në copa dhe djathin e grirë. I përziejmë mirë me kujdes.
  • Në një tavë vendosim letër kuzhine dhe shtrojmë fetat e patëllxhanit më pas shtojmë makaronat. Sipër i hedhim djathë të grirë dhe i vendosim të piqen në furrë të ventiluar 200°C përreth 20-30 minuta.
  • Më pas e heqim nga furra, e lemë të ftohet pak dhe përmbysim tortën e makaronave në një pjatancë. E presim në copa dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Ju bëftë mire!

Nëse keni pyetje apo sygjerime mbi receta gatimi, na shkruani ne hapësirën e komenteve me poshtë.

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like