Gjyvec – Receta gatimi greke

Gjyvec (giouvetsi, turqisht güveç) është një pjatë tradicionale greke. Gjyveci gatuhet edhe në vendin tonë por në mënyra të ndryshme. Ne do të japim metodën tradicionale greke.

Gjyvec – Receta gatimi greke

Prep Time15 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time45 minutes
Course: First plate
Cuisine: Mediterranean
Keyword: makarona
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 1 kg mish viçi pa kocka
  • 500 gr makarona formë elbi
  • 2 litra ujë
  • 2 kokrra qepë të thata
  • vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle gjalpë të shkrirë
  • 3-4 lugë gjelle salcë
  • 1 shkop kanellë
  • pak piper
  • 2-3 gjethe dafine

Përgatitja

  • Në një tavë të thellë hedhim vajin e ullirit, shtojmë qepën e grirë hollë dhe mishin e prerë në thela mesatare. Mishit duhet ti heqim kockat nëse ka edhe pjesët me shumë dhjamë. I kaurdisim deri sa të shikojmë që qepa është skuqur. Në fund shtojmë salcën dhe e lemë dhe pak kohë në zjarr.
  • I hedhim kripë, piper, shkopin e kanellës, gjethet e dafinës dhe masën e ujit të nxehur.
  • Tavës i vemë kapakun dhe e futim në furrë në temperaturën 200 gradë për 40 minuta deri sa mishi të zbutet.
  • Në këtë kohë, në një tiganë hedhim gjalpin, makaronat duke i kaurdisur për rreth 2-3 minuta.
  • Nxjerrim tavën nga furra, shtojmë makaronat, i rregullojmë thelat e mishit me lugë, mbulojmë tavën me kapak dhe e vendosim përsëri në furrë për 15 minuta të tjera deri sa i gjithë uji të thithur nga tava.
  • Tavën e lemë edhe 15 minuta të tjera me furrë të fikur.
  • Gjyveci pëlqehet të serviret i ngrohtë dhe shoqeruar me gotë verë të kuqe.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

Në kanalin tonë në Youtube, mund të ndiqni shumë video receta të shpjeguara hap pas hapi. Mos harroni të komentoni recetën dhe të na dërgoni foto nga gatimet tuaja.

10 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Mish pule me portokalle

Kjo pjatë është një pjatë e lehtë dhe e shëndetshme. Mishi i bardhë i kraharorit të pulës është shumë i mirë nëse gatuhet në mënyrën e duhur. Ky mish është i këshillueshëm edhe për fëmijët e vegjël. Kjo recetë e shpejtë është e përshtatshme edhe për ta. Mjafton pak mish i bardhë dhe portokalle dhe në pak minuta do të keni një pjatë të shijshme.

Mish me surprizë

Kjo pjatë është një pjatë e dytë, por fare mirë mund të përgatitet dhe për një aperitiv. Ju ka qëlluar ndonjëherë që të keni gatuar shumë dhe ditën tjetër nuk dini se ç'të bëni me gjithë ushqimin e mbetur? Kjo është një nga ato receta që riciklon atë që na ka mbetur në frigorifer. Ne në këtë recetë kemi përdorur rolenë e pulës, por ju fare mirë mund të vini cdo lloj mishi që keni për momentin, mund të vini në vend të proshutës sallame të ndryshëm. është një recetë e shpejtë dhe e shijshme.

Rolé të vogla mishi me kunguj e proshutë

Këto rolè të vogla janë me të vërtetë të shijshme, dhe i pëlqejnë si të mëdhenjve edhe fëmijëve. Kjo është një pjatë e dytë, e thjeshtë dhe e mirë, e cila bëhet me feta mishi të mbledhura brenda me kunguj dhe proshutë. Këto rolè mund të përgatiten edhe një ditë më parë, i lemë në frigorifer dhe i skuqim në momentin kur ti servirim.