Si të përgatisni Hamburger lehtë në shtëpi

Përgatitja ne shtëpi e hamburger nuk ju merr shumë kohë pastaj për një recete me shije speciale ja vlen mundimi.

Kjo është receta me e thjeshte për përgatitjen e hamburger.

Hamburger

Prep Time15 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time30 minutes
Course: Main Course
Cuisine: American
Keyword: mish
Sasia: 2 persona
Kalori: 238kcal

Përbërësit

  • 300 gr mish i grirë
  • 1 lugë çaji spec i kuq
  • 2 thelpinj hudhër
  • pak kripë
  • pak rigon

Përgatitja

  • Për përgatitjen e hamburger ne shtëpi sigurohemi qe mishin ta zgjedhim cilësor.
  • Hedhim mishin e grirë në një enë qelqi. Në të shtojmë kripë, piper, rigon, hudhër të grirë në rende.
  • E punojmë me dorë të bashkohen masat. E mbulojmë mishin e përzier te pushoje për 10 minuta.
  • Me pas marrim gjysmën e mishit e bëjmë top me dorë, e shtypim me të dyja duart të marri formë si në figurë.
  • E pjekim hamburger në skarë ose në tigan skarë. Hamburgerin e pjekim duke e kthyer nga të dyja anët.
  • Pas 10 minutash hamburgeri është gati për ti shijuar ose i vendosim brenda panine për hamburger.

Lexoni recetën për hamburger me mish pule

Ju bëftë mirë!

5 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Qofte me salcë

Qoftet mund të përgatiten në mënyra nga më të ndryshmet. Në këtë recetë ne i kemi sjellë me salcë domate që i bën akoma më të shijshme. Këto qofte mund të serviren si pjatë e dytë ose mund ti përdorim si salcë për makarona.

Rolé të vogla mishi me kunguj e proshutë

Këto rolè të vogla janë me të vërtetë të shijshme, dhe i pëlqejnë si të mëdhenjve edhe fëmijëve. Kjo është një pjatë e dytë, e thjeshtë dhe e mirë, e cila bëhet me feta mishi të mbledhura brenda me kunguj dhe proshutë. Këto rolè mund të përgatiten edhe një ditë më parë, i lemë në frigorifer dhe i skuqim në momentin kur ti servirim.

Shishqebap me mish derri e perime

Shishqebapi përgatitet në mënyra të ndryshme. Mund ta përgatisim me mish derri, qengji, pule epo viçi të njomë. Ne, në këtë recetë i kemi përgatitur edhe me perime e salsiçe të freskëta. Shishqebapi përgatitet në çast, në momentin që do ta shërbejmë, pasi i ftohtë nuk ka shumë shije. Mishi i përgatitur shkohet në shufra druri ose metalike ose në degë dafine apo rozmarine, ( këto të fundit i japin akoma më shumë shije) dhe piqet në skarë apo mbi prush.

Pule në tavë me Speca Gogozhare

Pula ne tave e gatuar me speca gogozhare është një pjatë shumë e shijshme. Shija majhoshe e speckave gogozhare i jep mishit të pulës një aromë e shije të veçantë. Kjo pjatë është ideale për drekat me miqtë pasi mund ta përgatisim më përpara.

Pjatancë me mish në zgarë e sallatë rukola

Kjo është një pjatë shumë e thjeshtë, ku përbërësi kryesor është mishi i viçit. Duhet të jetë mish i zgjedhur, një filetë me trashësi 4-5 cm dhe duhet ta pjekim në zgarë jo më shumë se 5-6 minuta për anë. I vënë mbi një shtresë sallate rukola, dhe sipër pak parmixhan, është me të vërtetë një pjatë që shijohet në cdo stinë.