Shishqebap me mish derri e perime

Shishqebapi përgatitet në mënyra të ndryshme. Mund ta përgatisim me mish derri, qengji, pule epo viçi të njomë. Ne, në këtë recetë i kemi përgatitur edhe me perime e salsiçe të freskëta. Shishqebapi përgatitet në çast, në momentin që do ta shërbejmë, pasi i ftohtë nuk ka shumë shije. Mishi i përgatitur shkohet në shufra druri ose metalike ose në degë dafine apo rozmarine, ( këto të fundit i japin akoma më shumë shije) dhe piqet në skarë apo mbi prush.

Shishqebap me mish derri e perime

Sasia: 0

Përbërësit

  • Për 4-5 persona

  • 500 gr mish derri
  • 2 speca të kuq
  • 2-3 kunguj
  • 2-3 salçiçe derri të freskëta
  • dega rozmarine
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak vaj ulliri
  • pak rigon
  • 1 gjethe dafine

Përgatitja

  • Si fillim presim mishin e derrit në copa të vogla kubike. I vendosim në enë qelqi dhe i hedhim pak vaj ulliri, pak piper dhe gjethen e dafinës. I përziejmë mirë në mënyrë që gjithë mishi të marrë vajin dhe mbulojmë me qese. E lemë të marinohet përreth 1 orë.
  • Marrim perimet dhe i lajmë. Presim kungujt në feta pak të trasha, presim gjithashtu edhe speckat në copa. Të njëjtën gjë bëjmë edhe me salsiçen.
  • Fillojmë e përgatisim shishqebapin. Shkojmë në fillim mishin në shufrat e drurit ose ato metalike. pastaj vazhdojmë me një degëz rozmarine, një copë kungulli, një copë salsiçe, një copë spec e kështu me radhë duke i alternuar të gjithë përbërësit.
  • Pasi i kemi përfunduar të gjithë përbërësit, i hedhim shishqebapit sipër pak kripë e pak rigon. Vendosim shishqebapin të piqet në skarë të nxehtë ose në prush.

Notes

Përgatitja e Shishqebapit

E servirim të nxehtë shishqebapin të shoqëruar me sallata të ndryshme të stinës.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pule në tavë me Speca Gogozhare

Pula ne tave e gatuar me speca gogozhare është një pjatë shumë e shijshme. Shija majhoshe e speckave gogozhare i jep mishit të pulës një aromë e shije të veçantë. Kjo pjatë është ideale për drekat me miqtë pasi mund ta përgatisim më përpara.

Mish lepuri me hudhra

Mishi i lepurit është shumë i shijshëm nëse gatuhet në mënyrë të saktë. Kjo recetë është shumë e thjeshtë, e mund ta përgatisin edhe ata që janë në hapat e para në kuzhinë. Kemi përgatitur mishin e lepurit me hudhra në tenxhere presioni.

Kima me Vezë në Tavë Balte

Kima me vezë dhe me mish të grirë është një recetë e kuzhinës tradicionale shqiptare. Në zona të ndryshme mund të ndryshojnë përbërësit po ky kombinim qe kemi zgjedhur është shumë i shijshëm dhe përgatitet në tavë balte