Mish pule me portokalle

Kjo pjatë është një pjatë e lehtë dhe e shëndetshme. Mishi i bardhë i kraharorit të pulës është shumë i mirë nëse gatuhet në mënyrën e duhur. Ky mish është i këshillueshëm edhe për fëmijët e vegjël. Kjo recetë e shpejtë është e përshtatshme edhe për ta. Mjafton pak mish i bardhë dhe portokalle dhe në pak minuta do të keni një pjatë të shijshme.

Mish pule me portokalle

Përbërësit

  • 300 gr mish i bardhë pule pjesa e kraharorit
  • 2 portokalle
  • pak kripë
  • pak vaj ulliri
  • pak miell

Përgatitja

  • Presim mishin në feta të holla. Në një pjatë hedhim pak miell dhe i kalojmë fetat e mishit në të.
  • Në një tigan hedhim vaj ulliri dhe e lemë të nxehet. Shtojmë mishin dhe e skuqim nga të dyja anët. Më pas i hedhim kripë dhe lëngun e shtrydhur të dy portokalleve.
  • Ulim zjarrin dhe e mbulojmë tiganin me kapak. E lemë të bëhet me zjarr të ulët. E shërbejmë pjatën e ngrohtë të shoqëruar me pure patate ose me një sallatë portokallesh dhe ullinj.

Notes

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Qofte të vogla

Qoftet janë një ushqim që pëlqehet nga të gjithë. Janë një pjatë e dytë e shijshme por fare mirë mund të shërbehen edhe mbasdite të shoqëruar me një aperitiv. Ka shumë mënyra për të gatuar qoftet. Në masën e përgatitur për qoftet mund të fusim edhe perime. Kjo është një mënyrë e mirë për të bërë fëmijët të hanë edhe ato ushqime që në të vërtetë nuk i kanë ngrënë asnjëherë. Në këtë recetë, ne kemi sjellë një variant të përgatitjes së qofteve.

Mish qengji në furrë me anginare

Mishi i qengjit mund të gatuhet në shumë mënyra. Ne këmi sjellë një recetë ndryshe, e kemi shoqëruar këtë mish që ka një shije të fortë me angjinare të cilat e thyejnë këtë shije. Po kështu, gjithmonë për ti hequr mishit këtë aromë të fortë, përpara se ta përgatisim, e vendosim të marinohet me verë dhe erëza të ndryshme.

Qofte me bizele

Receta e qofteve me bizele na vjen nga nje lexuese e rregullt e faqes tone, Silvana të cilën e falenderojmë shumë. Këto qofte janë te shpejta e të mira. Këtë pjatë mund ta shërbejmë edhe si pjatë të vetme.