Mëlçi e veshka të tiganisura

Mëlçitë e veshkat e bagëtive të imëta janë shumë të shijshme dhe me shumë vlera ushqimore. Duhet të jenë të freskëta, e mjaftojnë pak minuta e do të kemi një pjatë shumë të shijshme përpara.

Mëlçi e veshka të tiganisura

Sasia: 0

Përbërësit

  • 200 gr mëlçi
  • 200 gr veshka
  • pak vaj ulliri
  • 1 gjethe dafine
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak verë të kuqe

Përgatitja

  • Marrim mëlçitë e veshkat dhe i presim në copa të vogla. I skuqim mirë në një tigan me vaj. Më pas i shtojmë kripë, piper, dafinë
  • I trazojmë mirë dhe i shuajmë me verë të kuqe. I mbulojmë me kapak përreth 2-3 minuta dhe më pas i vendosim në pjatë.
  • Këtë pjatë e shërbejmë të nxehtë të shoqëruar me një pjatë me patate të skuqura.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

0 Shares
5 comments
  1. Kjo recete eshte shume e perdorur ne zonat veriore por pa piper e gjethe dafine ,ju lutem na servirni sa me shume supra te shpejta ,qe behen kur kthehesh nga puna per shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Mish pule me kos

Pula me kos është një nga ato recetat që ju këshillojmë ta provoni një herë e që patjetër do ta gatuani gjithmonë. Mishi i pulës i gatuar me kos është një alternativë e recetava të shumta që ekzistojnë për të gatuar këtë lloj mishi. Në këtë recetë ne kemi shtuar disa erëza por nëse nuk ju pëlqejnë mund të mos i shtoni. Hidhini kosit erëzat që preferoni më shumë.

Kordhëza në tavë

Receta gatimi tradicionale, kordhëzat të gatuara në furrë, me një salcë domatesh dhe erëza janë një pjatë shumë e shijshme. Vështirësia qëndron vetëm në pastrimin e tyre dhe lidhjen e tyre gërshet.