Qofte të vogla

Qoftet janë një ushqim që pëlqehet nga të gjithë. Janë një pjatë e dytë e shijshme por fare mirë mund të shërbehen edhe mbasdite të shoqëruar me një aperitiv. Ka shumë mënyra për të gatuar qoftet. Në masën e përgatitur për qoftet mund të fusim edhe perime. Kjo është një mënyrë e mirë për të bërë fëmijët të hanë edhe ato ushqime që në të vërtetë nuk i kanë ngrënë asnjëherë. Në këtë recetë, ne kemi sjellë një variant të përgatitjes së qofteve.

Qofte të vogla

Sasia: 0

Përbërësit

  • 500 gr mish i grirë
  • 1 qepë
  • 3 thelpinj hudhre
  • 1 vezë + 1 të verdhë veze
  • 1 patate e vogël
  • 1 fete bukë
  • pak qumësht
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak rigon
  • pak nenexhik
  • pak majdanoz
  • pak vaj

Përgatitja

  • Hedhim në grirësin elktrik qepën e qëruar, hudhrën, erëzat dhe i grijmë. Vendosim fetën e bukës të regjet me pak qumësht. Në një enë të madhe hedhim mishin e grirë.
  • Shtojmë qepën e grirë me erëzat. Shtojmë edhe bukën, të cilën e shtypim me dorë. Bashkojmë vezën dhe kripë. Me anë të një rendeje grijmë pataten e qëruar dhe e shtojmë te ena me përbërësit e tjerë. Trazojmë të gjithë përbërësit me dorë.
  • E punojmë derisa të arrijmë një masë homogjene. E lemë përreth 30 minuta që të pushojë. Më pas me dorë krijojmë qofte të vogla. I lyejmë sipër me të verdhën e vezës me anë të një furçe.
  • Më pas i skuqim në vaj të nxehtë. Qoftet i shërbejmë të ngrohta, të shoqëruar me patate të skuqura, me pure patatesh ose me sallatë.

Ju bëftë mirë

1 Shares
5 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Mish viçi me kos

Si te gatuajmë mish viçi me kos në mënyrën më të thjeshtë. Kosi përveçse i jep butësi mishit i kalon edhe një shije të veçantë dhe karakteristike. Edhe pse mund të ngjasoje me tave kosi, kjo pjatë është me të vërtet shume e shijshme dhe për tu provuar.

Role Pule

Pula e mbushur është një pjatë e dytë, e veçantë dhe e shijshme. Përgatitja e kësaj pjate mund të kërkojë pak kohë, por ia vlen me të vërtetë mundimi, pasi rezultati është me të vërtetë fantastik. Këtë recetë mund ta përgatisim për raste të veçanta ose për dreka e darka të rëndësishme.