Tavë me mish të grirë

Kjo tavë është një pjatë e dytë e shijshme dhe e veçantë. është me përbërje mishi të ndryshëm dhe mund ta shoqërojmë me sallatra të ndryshme ose patate në furrë.

Tavë me mish të grirë

Sasia: 0

Përbërësit

  • Përbërësit për 6-8 persona

  • 300 gr mish viçi i grirë
  • 300 gr mish derri i grirë
  • 300 gr mish viçi
  • 500 gr mëlçi pule
  • 2 feta bukë
  • pak qumësht
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak rigon
  • pak nenexhik
  • pak borzilok
  • pak majdanoz
  • 2 thelpinj hudhre

Përgatitja

  • Marrim mishin e viçit dhe e presim në copa të vogla me anë të një thike. Grijmë me grirësin elektrik mëlçitë e pulës. Në një pjatë vendosim bukën dhe e lagim me qumësht që të regjet.
  • Në një enë të madhe hedhim mishin e grirë të viçit dhe të derrit. I përziejmë bashkë. Pastaj hedhim copat e mishit të viçit, mëlçitë e grira, erëzat e grira, bukën e regjur, kripë, piper dhe hudhrën e grirë. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit derisa të arrijmë një masë homogjene.
  • Marrim një tavë furri ( është më mirë nëse është tavë balte) e lyejmë me pak vaj ulliri, hedhim në të masën e përgatitur. Marrim një tavë tjetër më të madhe se e para dhe e mbushim me ujë të ngrohtë.
  • Fusim në këtë të fundit tavën me mish dhe e fusim në furrë. E pjekim kështu në banjomaria përreth 45-50 minuta në 200°C. Më pas e heqim dhe e presim në copa.
  • Mishin e servirim të ngrohtë dhe të shoqëruar me një sallatë jeshile.

Notes

Ju bëftë mirë

0 Shares
3 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Mish me erëza

Mishi i përgatitur me erëza është shumë i shijshëm dhe i shpejtë për tu gatuar. është një pjatë ideale për tu shoqëruar me një sallatë të freskët të stinës

Mish me qepe në furrë

Tava me mish e qepë është një pjatë e dytë që ia vlen ta provosh ta gatuash dhe ta shijosh në shoqërinë e familjes. Kjo recete gatimi me mish viçi është shumë i thjeshtë për tu bërë dhe nuk të merr shumë kohë.

Salcë kima

Kima (ose e quajtur tjetër ragu) është një salcë me bazë mishi të grirë, të cilën mund ta përdorim për ta përzier me makarona, oriz, perime të ndryshme, etj. Kjo lloj salce kërkon pak kohë në zierje, por përfundimi ia vlen mundimin e bërë.

Gjel deti i pjekur

Gjeli i detit është një karakteristikë e darkës së funvitit në Shqipëri. Nuk mund ta mendojmë tryezën pa patur në mes të saj mishin e pjekur të gjelit të detit. Ne e kemi pjekur shumë thjesht, veç me kripë e gjalpë, pa shtuar erëza të tjera, por nëse dëshironi mund ti shtoni piper ose ta mbushni me arra.