Qofte me mish pule

Qofte me mish pule janë padyshim shumë të shijshme dhe mbi të gjitha një mënyrë e mirë për të përdorur mishin e pulës që ka ngelur nga darka. Këto qoftë janë kërce në sipërfaqe dhe shumë të buta në brendësi.

Qofte me mish pule

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Resting30 minutes
Total Time1 hour 20 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Mediterranean
Keyword: antipaste
Sasia: 4 persona
Kalori: 320kcal

Përbërësit

  • 500 gr fileto pule
  • 100 gr proshutë e pjekur
  • 250 gr qepë
  • 200 gr kaçkavall ose parmigiano
  • 2 vezë
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 2-3 lugë galetë
  • kripë
  • piper i zi
  • arrë moskat
  • majdanoz

Përgatitja

  • Qofte me mish pule mund të përgatiten edhe me mish pule të ngelur nga dreka apo darka.
  • Pasi bluajmë në makineri mishin, proshutën qepën, hudhrën i hedhim në një enë qelqi.
  • Në enë shtojmë vezën, djathin të grirë në rende, pak galetë, piperin, majdanoz grirë imët, kripë dhe grijmë pak arrë moskat.
  • Të gjithë përbërësit i punojmë me dorë për gati 5 minuta sa të bashkohen përbërësit. Më pas enën e mbulojmë me një qeskë kuzhine dhe e lemë të pushojë në frigorifer për 30 minuta.
  • Pasi brumi qofte me mish pule ka pushuar lyejmë duart me vaj, marim masën e brumit për qofte dhe i japim formën që duam.
  • Qoftet i radhitim në një tavë ku kemi shtruar një letër furrën. Tavën me qofte e futim në furrë të para ngrohur dhe i pjekim në temperaturën 200° për 30 minuta.
  • Qofte me mish pule shoqërohen me sallata sipas dëshirës.

Lexoni recetat për qoftet Ikea ose qofte me patate.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Mish lepuri me hudhra

Mishi i lepurit është shumë i shijshëm nëse gatuhet në mënyrë të saktë. Kjo recetë është shumë e thjeshtë, e mund ta përgatisin edhe ata që janë në hapat e para në kuzhinë. Kemi përgatitur mishin e lepurit me hudhra në tenxhere presioni.

Pule në tavë me Speca Gogozhare

Pula ne tave e gatuar me speca gogozhare është një pjatë shumë e shijshme. Shija majhoshe e speckave gogozhare i jep mishit të pulës një aromë e shije të veçantë. Kjo pjatë është ideale për drekat me miqtë pasi mund ta përgatisim më përpara.

Muamar orizi me pulë dhe arra

Kjo është një recete gatimi shume e shijshme dhe tepër e veçante për tryezën e çdo amvisi. Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe e shpjeguar me detaje në vazhdim. Këtë pjatë mund ta vendosni në qendër të tryezës dhe komplimentet nuk do të mungojnë.

Pulë me perime

Mishi i pulës mund të gatuhet në mënyra nga më të ndryshmet. Në këtë recetë ne e kemi sjellë të gatuar me perime të ndryshme. Kjo është një pjatë shumë e shijshme dhe jo shumë e vështirë në përgatitje.

Role viçi e mbushur

Mishi i viçit i bërë role dhe i mbushur me feta proshute, djathë e salçiçe është pa dyshim një pjatë e pasur dhe e shijshme. është ideale për një darkë me miqtë të cilët padyshim do të ngelen të kënaqur nga shija e këtij gatimi.