Rolé të vogla mishi me kunguj e proshutë

Këto rolè të vogla janë me të vërtetë të shijshme, dhe i pëlqejnë si të mëdhenjve edhe fëmijëve. Kjo është një pjatë e dytë, e thjeshtë dhe e mirë, e cila bëhet me feta mishi të mbledhura brenda me kunguj dhe proshutë. Këto rolè mund të përgatiten edhe një ditë më parë, i lemë në frigorifer dhe i skuqim në momentin kur ti servirim.

Rolé të vogla mishi me kunguj e proshutë

Përbërësit

  • 500 gr mish derri i prerë në feta të gjata të holla
  • 2-3 kunguj
  • 150 gr proshutë
  • pak verë të bardhë
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak vaj ulliri

Përgatitja

  • Marrim kungujt, i lajmë, më pas i presim në feta për së gjati. I pjekim në zgarë nga të dyja anët. I vemë në një pjatë dhe i hedhim pak kripë sipër.
  • Marrim fetat e mishit, shtrojmë sipër një fetë proshutë dhe një fetë kungulli. Më pas i mbledhim dhe i bëjmë rolè. I mbyllim me një ose dy kruajtëse dhëmbësh. Vazhdojmë në këtë mënyrë me të gjitha fetat e mishit.
  • Kur ti kemi mbaruar të gjitha, marrim një tigan ku kemi hedhur vaj dhe i vendosim roletë të skuqen. I skuqim mirë nga të dyja anët. Më pas i shuajmë me pak verë të bardhë.
  • I hedhim pak kripë dhe piper. I mbulojmë me kapak dhe i lemë të piqen me zjarr shumë të ulët. I heqim dhe i shërbejmë të ngrohta,( mos harrojmë të heqim kruajtëset e dhëmbëve). Mund ti shoqërojmë me një sallatë jeshile.

Ju bëftë mirë

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Gjelle me presh dhe mish

Le të shfrytëzojmë deri ne fund atë qe na jep toka me recetën e radhës, gjelle me presh dhe sigurisht ndonjë copë mishi. Recetë shumë e thjeshtë për tu ndjekur dhe për të mos humbur traditën e "gjellëtoreve"!

Qofte të vogla

Qoftet janë një ushqim që pëlqehet nga të gjithë. Janë një pjatë e dytë e shijshme por fare mirë mund të shërbehen edhe mbasdite të shoqëruar me një aperitiv. Ka shumë mënyra për të gatuar qoftet. Në masën e përgatitur për qoftet mund të fusim edhe perime. Kjo është një mënyrë e mirë për të bërë fëmijët të hanë edhe ato ushqime që në të vërtetë nuk i kanë ngrënë asnjëherë. Në këtë recetë, ne kemi sjellë një variant të përgatitjes së qofteve.

Kima me Vezë në Tavë Balte

Kima me vezë dhe me mish të grirë është një recetë e kuzhinës tradicionale shqiptare. Në zona të ndryshme mund të ndryshojnë përbërësit po ky kombinim qe kemi zgjedhur është shumë i shijshëm dhe përgatitet në tavë balte