Role me mish të grirë dhe mbushur me vezë

Një recetë gatimi e veçantë jep lezet tavolinës së shtruar. Kemi zgjedhur role me mish të grirë dhe në mes të mbushur me vezë. Një recetë që kushdo ta provoj ngelet i kënaqur. Ja si gatuhet kjo super role me mish të grirë.

Role me mish të grirë dhe mbushur me vezë

Prep Time20 mins
Cook Time40 mins
Total Time1 hr
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: mish
Sasia: 4 persona
Kalori: 350kcal

Përbërësit

  • 250 gr mish i grirë
  • 1 kokërr qepë
  • 2 vezë të ziera 5 min
  • 1 kokërr vezë
  • 1 filxhan galetë bukë e grirë
  • 100 gr djathë parmixhan
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper
  • majdanoz
  • arrë muskat sipas dëshirës
  • 2 thelpinj hudhër
  • 3-4 gjethe spinaq
  • qepe të njoma

Përgatitja

  • Në fillim grijmë qepën dhe hudhrën shumë imët. Mund ti kalojmë edhë disa sekonda ne grirës elektrik. Në një enë hedhim mishin e grirë dhe shtojmë çfarë grimë.
  • Më pas shtojmë vezën, galetën, kripë, piper, majdanoz të grirë hollë, djathin dhe i përziejmë me dorë.
  • Duhet të vazhdomë sa të bëhet një masë kompakte. Masën e punuar e çojmë mbi tavolinë ku kemi shtruar një letër kuzhine.
  • Mishin e grirë e hapim me dorë në formë drejtkëndëshi. Sipër hapim spinaqin të cilin e kemi futur në ujë të nxehtë me kripë dhe e kemi kulluar. Vendosim 2 vezët e ziera dhe mbledhim në formë roleje. Procesi është treguar dhe i ilustruar me foto.
  • Rolenë e mbështjellim me letrën e kuzhinës duke e lidhur nga të dyja anët. Vendosim rolen me mish të grirë në një tavë të lyer me pak vaj. Me pas e futim në furrë të nxehur me 200 gradë C.
  • E lemë në furrë për gati 40 minuta. Roleja pasi është pjekur dhe ftohur e presim në feta dhe i shtrijmë në pjatë. Kjo role me mish të grire dhe mbushur me vezë shoqërohet me sallata ose perime të ziera. Dhe sigurisht një gotë verë të kuqe.

Receta për hamburger, qofte të vogla ose gjellë qofte.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

374 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Mish pule me portokalle

Kjo pjatë është një pjatë e lehtë dhe e shëndetshme. Mishi i bardhë i kraharorit të pulës është shumë i mirë nëse gatuhet në mënyrën e duhur. Ky mish është i këshillueshëm edhe për fëmijët e vegjël. Kjo recetë e shpejtë është e përshtatshme edhe për ta. Mjafton pak mish i bardhë dhe portokalle dhe në pak minuta do të keni një pjatë të shijshme.

Filetë me kërpudha dhe pana

Fileto e mishit të viçit e gatuar me kërpudha e pana është një pjatë e shijshme. është e thjeshtë në gatim e që të keni një rezultat fantastik duhet të keni parasysh të zgjidhni mishin me cilësi të lartë.

Mish qengji në furrë me anginare

Mishi i qengjit mund të gatuhet në shumë mënyra. Ne këmi sjellë një recetë ndryshe, e kemi shoqëruar këtë mish që ka një shije të fortë me angjinare të cilat e thyejnë këtë shije. Po kështu, gjithmonë për ti hequr mishit këtë aromë të fortë, përpara se ta përgatisim, e vendosim të marinohet me verë dhe erëza të ndryshme.