Pulë e mbushur me fasule

Pule e mbushur me fasule e sallam pikant është një pjatë e dytë që ia vlen të gatuhet e të shijohet. Shija e kësaj pjate është e veçantë pasi ndërthuret pikantja e sallamit me atë majhoshe të limonit. Përgatitja e pjatës është shumë e thjeshtë.

Pulë e mbushur me fasule

Prep Time20 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour
Course: Main Course
Cuisine: Mediterranean
Keyword: gjelle
Sasia: 6 persona
Kalori: 270kcal

Video

Përbërësit

  • 1 pulë
  • 300 gram sallam pikant
  • 2 thelpinj hudhre
  • 1 limon BIO
  • 300 gram fasule të bardha të ziera
  • kripë
  • paprika pikante
  • majdanoz
  • vaj ulliri
  • piper

Përgatitja

  • Fillimisht për të pergatitur pulë e mbushur me fasule presim sallamin në copa.
  • Në një tigan hedhim vaj ulliri dhe copat e sallamit. I kaurdisim së bashku. Më pas shtojmë fasulet,pak kripë,pak piper dhe paprika pikante. Në fund shtojmë edhe majdanoz të grirë. Fikim zjarrin,mbushja është gati.
  • Ndërkohë marrim pulën dhe e lyejmë (i bëjmë masazh ) me thelpinjtë e  hudhrës.
  • Më pas mbushim pulën me mbushjen e përgatitur e në fund vendosim limonin kokërr për ta mbyllur në mënyrë që të mos dalë mbushja. Lidhim me fill kuzhine dy kofshat e pulës.
  • Vendosim pulën në tavë dhe i hedhim sipër vaj ulliri e kripë.
  • Vendosim pulën të piqet në furrë të nxehtë 200°C përreth 40-50 minuta. (Duhet të kemi kujdes që pula të marrë ngjyrë nga të dyja krahët).
  • Pasi është pjekur nxjerrim pulën e mbushur me fasule dhe e servirim të nxehtë. Sipas dëshirës mund të pritet limoni dhe të shtrydhet mbi mishin.

Receta për pule role me arra

Ju bëftë mirë!

Nëse keni pyetje, këshilla po vërejte, na i shkruani ato ne komente!

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Gjellë me qofte

Qoftet janë shumë të përdorura në kuzhinën shqiptare. Një version ndryshe nga recetat klasike është receta gjellë me qofte. Një pjatë e dytë shumë e shijshme dhe e thjeshtë për tu përgatitur.

Mish qengji në furrë me anginare

Mishi i qengjit mund të gatuhet në shumë mënyra. Ne këmi sjellë një recetë ndryshe, e kemi shoqëruar këtë mish që ka një shije të fortë me angjinare të cilat e thyejnë këtë shije. Po kështu, gjithmonë për ti hequr mishit këtë aromë të fortë, përpara se ta përgatisim, e vendosim të marinohet me verë dhe erëza të ndryshme.