Mish me qepe në furrë

Tava me mish e qepë është një pjatë e dytë që ia vlen ta provosh ta gatuash dhe ta shijosh në shoqërinë e familjes.

Kjo recete gatimi me mish viçi është shumë i thjeshtë për tu bërë dhe nuk të merr shumë kohë në përgatitje.

Mish me qepe në furrë

Prep Time20 minutes
Cook Time50 minutes
Total Time1 hour 10 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 4 persona

Përbërësit

  • 600-700 gr mish viçi pjesa e muskulit
  • 8-9 kokrra qepë
  • 10 kokrra kumbulla të thata
  • 4-5 gjethe dafine
  • 1 maj luge kripë të trashë
  • 1 luge gjelle vaj ulliri
  • 1 maj luge piper
  • 100 ml verë e kuqe

Përgatitja

  • Marrim mishin dhe e presim në copa jo shumë të vogla.
  • Qërojmë dhe lajmë qepët. Nëse janë shumë të mëdha i presim në gjysmë.
  • Vendosim mishin në një tavë dhe bashkojmë qepët . Hedhim në të dhe kumbullat e thata, gjethet e dafinës. Sipër hedhim kripën aq sa duhet, pak piper dhe vaj ulliri.
  • Vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë 200°C përreth 20 minuta. Më pas i shtojmë verën dhe e lemë të piqet ngadalë përreth 30 minuta.
  • Nëse e shikoni që sipër mishi është skuqur shumë mund ti vendosni tavës sipër letër alumini.
  • Pasi është pjekur e vendosim nëpër pjata dhe e shërbejmë mishin të ngrohtë të shoqëruar nga një gotë verë të kuqe të cilësisë të mirë.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

tave-mishi-receta-gatimi-kuzhina-shqiptare-artigatimit-video

Shfletoni te tjera receta gatimi gjellera dhe mos harroni të na bëni TAG kur të gatuani recetën.

8 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Muamar orizi me pulë dhe arra

Kjo është një recete gatimi shume e shijshme dhe tepër e veçante për tryezën e çdo amvisi. Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe e shpjeguar me detaje në vazhdim. Këtë pjatë mund ta vendosni në qendër të tryezës dhe komplimentet nuk do të mungojnë.

Mish lepuri me hudhra

Mishi i lepurit është shumë i shijshëm nëse gatuhet në mënyrë të saktë. Kjo recetë është shumë e thjeshtë, e mund ta përgatisin edhe ata që janë në hapat e para në kuzhinë. Kemi përgatitur mishin e lepurit me hudhra në tenxhere presioni.

Brinjë derri në furrë me patate

Brinjë derri në furrë me patate është një nga ato pjata që duhen provuar patjetër. Përveçse e shijshme është dhe e shpejtë në përgatitje. Mjafton ti fusësh në tavë gjithë përbërësit dhe rezultati është mëse i kënaqshëm. Zakonisht unë këtë pjatë e përgatis në ditët e ftohta, të shoqëruar me një gotë vere të kuqe të mirë, por gjithsecili është i lirë ta përgatisë kur të dojë.

Gjel deti i pjekur

Gjeli i detit është një karakteristikë e darkës së funvitit në Shqipëri. Nuk mund ta mendojmë tryezën pa patur në mes të saj mishin e pjekur të gjelit të detit. Ne e kemi pjekur shumë thjesht, veç me kripë e gjalpë, pa shtuar erëza të tjera, por nëse dëshironi mund ti shtoni piper ose ta mbushni me arra.