Pjata te Dyta – Recete Mish Derri

Mish derri me limon

është një recetë me shumë pak përbërës dhe shumë e mirë.

Mish derri me limon

Sasia: 0

Përbërësit

  • 400 gr mish derri i prerë në feta të holla
  • 1 limon
  • pak miell
  • pak kripë
  • pak vaj ulliri
  • 1 degë sherebelë
  • pak piper

Përgatitja

  • Marrim fetat e mishit dhe i lyejmë me pak miell nga të dyja anët. I vendosim në një tigan me pak vaj ulliri, i skuqim mirë nga të dyja anët.
  • Më pas i shtojmë lëngun e limonit të shtrydhur. I hedhim pak kripë, piper dhe sherebelën.
  • Mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë të ziejë me zjarr shumë të ulët. Pastaj hedhim mishin në pjatë dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Salcë kima

Kima (ose e quajtur tjetër ragu) është një salcë me bazë mishi të grirë, të cilën mund ta përdorim për ta përzier me makarona, oriz, perime të ndryshme, etj. Kjo lloj salce kërkon pak kohë në zierje, por përfundimi ia vlen mundimin e bërë.