Makarona me qofte (spaghetti)

Makaronat të përgatitura me salcë qoftesh janë një pjatë e parë e pasur që mund të shërbejë edhe si pjatë e vetme. Makaronat e gatuara me këtë salcë të shijshme dhe qoftet sipër tundojnë jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit.

Makarona me qofte (spaghetti)

Përbërësit

  • Përbërësit për 4 persona

  • 300 gr makarona të gjata spaghetti
  • 100 gr mish viçi
  • 30 gr galetë ose bukë e thekur
  • 1 vezë
  • 20 gr djathë parmixhan
  • 1 thelpi hudhre
  • pak majdanoz
  • pak piper
  • pak kripë
  • pak arrë moskat
  • 500 ml salcë domate
  • 1 qepë të vogël
  • 1 karrotë
  • 1 degë selinoje
  • disa gjethe borziloku
  • 5-6 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja

  • Si fillim përgatisim qoftet dhe më pas salcën. Përgatitjen hap pas hapi mund ta shikoni këtu, duke përdorur masat e mësipërme.(Kliko këtu për recetën).
  • Pasi kemi përgatitur salcën, vendosim një tenxhere me ujë të ziejë e më pas i shtojmë pak kripë. Hedhim makaronat të ziejnë. Pasi kanë zierë, i kullojmë dhe i përziejmë me salcën e qofteve të përgatitur më parë.
  • Hedhim makaronat në pjata dhe i servirim të ngrohta me djathë parmixhan të grirë sipër.

Notes

Përgatitja e makaronave me qofte

Ju bëftë mirë!

receta-gatimi-spaghetti-italian-gatuaj-pjata-pare-recipe-food

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Makarona në furrë

Kjo recetë është një pjatë me të vërtetë shumë e shijshme. Në fakt mund ta quajmë një tortë makaronash dhe mund ta shërbejmë si pjatë të vetme pasi është e pasur me shumë përbërës. Ne kemi përdorur makarona të shkurtra (pennette),por ju mund të përdorni llojin e makaronave që ju pëlqen.Kjo është dhe një recetë për të ricikluar makaronat e mbetura më parë.

Makarona spaghetti me lakra të egra

Makaronat janë një pjatë e shpejtë dhe e thjeshtë për tu përgatitur. Mund ti gatuajmë në mënyra të ndryshme. Ne sot ju propozojmë një recetë ku makaronat i përziemë me lakra të egra të cilat jo shumë persona mund ti pëlqejnë veçantë. Por të përgatitura me makaronat, janë me të vërtetë të shijshme.