Tavë kosi (tavë Elbasani)

Tavë kosi (tavë Elbasani) është një nga gjellët më karakteristike shqiptare. Ajo përgatitet me mish qengji ose dashi, vezë e kos e pak oriz. Mund të gatuhet edhe pa oriz, por ne në këtë recetë e kemi përdorur pak oriz.

Tava e kosit do të ishte ideale nëse do të piqej në furrë druri.

Tavë kosi (tavë Elbasani)

Prep Time30 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour 10 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 6 persona
Kalori: 230kcal

Video

Përbërësit

  • 700 gr mish qengji
  • 50 gr gjalpë
  • 3 kokrra vezë
  • 1200 ml kos i bardhë
  • 2-3 lugë gjelle miell
  • 1-2 lugë gjelle oriz
  • pak kripë
  • pak piper

Përgatitja

  • Zakonisht tavë kosi përgatitet me mish qengji por mund ta përgatisim edhe me mish dashi. Nëse e përgatisim me këtë të fundit, duhet ta vendosim më parë të ziejë në një tenxhere me ujë. E më pas vazhdojmë përgatitjen si më poshtë, si me mish qengji.
  • Marrim mishin e qengjit dhe e sistemojmë në tavë. E lyejmë sipër me gjalpë dhe e vendosim në furrë që të piqet. E lemë të piqet derisa mishi të marrë një ngjyrë të bukur si në të kuqërremtë, ( shtojmë pak ujë nëse e shohim që mishi po thahet shumë dhe e lemë të skuqet). Në këtë moment e heqim nga furra.
  • Ndërkohë në një tenxhere hedhim gjalpin e mbetur dhe pak miell. I kaurdisim mirë së bashku derisa mielli të zverdhet. Duhet të kemi kujdes që ta trazojmë gjithmonë në mënyrë që të mos djegim miellin.
  • Kur mielli të jetë zverdhur shtojmë me kujdes lëngun e mishit të holluar me pak ujë( e kullojmë me kujdes që të mos digjemi lëngun e mishit nga tava që tia shtojmë miellit). E trazojmë mirë që të mos krijohen kokrriza me miell. E vendosim të ziejë duke e trazuar gjithmonë dhe kur salca të jetë trashur e heqim nga zjarri. E lemë të ftohet pak.
  • Në një enë qelqi të madhe hedhim vezët, i rrahim pak, shtojmë pak kripë, pak piper dhe kosin. I trazojmë mirë bashkë. Më pas shtojmë edhe salcën e miellit. I përziejmë bashkë.
  • Në tavën që kishim mishin shtojmë pak oriz, sistemojmë mirë mishin sipër orizit dhe shtojmë gjithë masën e përgatitur. (Mund ti shtojmë sipër disa copa gjalpi nëse dëshirojmë).
  • Vendosim tavën kosit të piqet në furrë të nxehtë 220°C përreth 20-30 minuta ose derisa të shohim që tava sipër ka krijuar një ngjyrë të bukur të artë.
  • Nxjerrim tavë kosi nga furra dhe e shërbejmë gjellën të ngrohtë të shoqëruar ne feta buke të thekur.

Receta tavë kosi me mish viçi

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

18 Shares
9 comments
    1. Pershendetje Blerta, kjo lloj tave mund te behet dhe me lloj tjeter mishi. Por kur ta zini mishin, qe te behet me i shijshem mudeni ta kaverdisni mishin me perime s.p. Karota, presh, qep & gjethe dafine pak vere te kuqe ose te bardhe dhe pastaj ti hidhni uje te ftohet, mbase te valoj eshte mir te zihet me Temperatur te mesme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Mish lepuri me hudhra

Mishi i lepurit është shumë i shijshëm nëse gatuhet në mënyrë të saktë. Kjo recetë është shumë e thjeshtë, e mund ta përgatisin edhe ata që janë në hapat e para në kuzhinë. Kemi përgatitur mishin e lepurit me hudhra në tenxhere presioni.

Gjelle me presh dhe mish

Le të shfrytëzojmë deri ne fund atë qe na jep toka me recetën e radhës, gjelle me presh dhe sigurisht ndonjë copë mishi. Recetë shumë e thjeshtë për tu ndjekur dhe për të mos humbur traditën e "gjellëtoreve"!

Pule në tavë me Speca Gogozhare

Pula ne tave e gatuar me speca gogozhare është një pjatë shumë e shijshme. Shija majhoshe e speckave gogozhare i jep mishit të pulës një aromë e shije të veçantë. Kjo pjatë është ideale për drekat me miqtë pasi mund ta përgatisim më përpara.