Muamar orizi me pulë dhe arra

Kjo është një recete gatimi shume e shijshme dhe tepër e veçante për tryezën e çdo amvisi. Përgatitja e muamar orizi është shumë e thjeshtë dhe e shpjeguar me detaje në vazhdim. Këtë pjatë mund ta vendosni në qendër të tryezës dhe komplimentet nuk do të mungojnë.

Muamar orizi me pulë dhe arra

Prep Time30 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour 10 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Asian
Keyword: oriz
Sasia: 4 persona
Kalori: 260kcal

Përbërësit

  • 1 pule e vogël rreth 1 kg
  • 500 ml lëng perimesh
  • 1/2 filxhan arra të thërrmuara
  • 2 lugë rrush të thatë
  • 300 gr oriz egjiptian i larë
  • 300 ml gota qumësht
  • 200 ml ajkë qumështi
  • trumzë të freskët
  • pak kripë
  • pak piper

Përgatitja

  • Për të përgatitur muamar orizi si fillim lajmë pulën me kripë dhe ujë nga brenda dhe jashtë, pastaj e shpëlajemë dhe e thajmë.
  • Lëngun me perimet e lëmë të ziejë (uji me karota, selino, qepë kripë, dhe piper) deri sa te valojë dhe pastaj hedhim dhe pulën të ziejë për disa minuta.
  • Arrat i përziejmë me rozmarinë, trumzë dhe rrush të thatë dhe pastaj mbushim pulën dhe e lidhim me një fill kuzhine.
  • Nxehni furrën në një temperaturë prej 180° Celsius.
  • Vendosim oriz brenda në tavë ose në një enë të thellë, shtoni gjysmën e sasisë se qumështit dhe hidhini kripë dhe piper dhe pastaj vendosni pulën e mbushur mbi oriz, pastaj shtoni pjesën tjetër të shumës së qumështit dhe ajkën (mund të vendosni një sasi të kremit mbi pule kështu që të marrë ngjyrën e duhur kur të piqet në furrë). Shtojmë dhe pak nga lëngu i perimeve nëse del shumë e thatë.
  • Vendosim tavën në furrë për rreth një orë ose derisa pula të jetë pjekur plotësisht (duke marrë parasysh që të jetë mbuluar me letër alumini gjysmën e kohës).
  • E lëmë të ftohet pak dhe pastaj servirim.

Receta për katchapuri gjeoergjiane ose acharuli.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
6 comments
  1. Te lutem mund te me thoni cfar eshte orizi egjiptian ? Pasi jetoj jashte dhe me kete emer nuk e kam gjetur!Me duket shume e shijshme kjo recete kisha deshir ta gatuaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Role viçi e mbushur

Mishi i viçit i bërë role dhe i mbushur me feta proshute, djathë e salçiçe është pa dyshim një pjatë e pasur dhe e shijshme. është ideale për një darkë me miqtë të cilët padyshim do të ngelen të kënaqur nga shija e këtij gatimi.