Lazanja role me spinaq dhe rikota

Një mënyrë e veçante e përgatijes së lazanja. Receta lazanja me spinaq dhe rikota është një kombinim i shkëlqyer. Kemi preferuar ti përgatisim role, por mund ti përgatisni edhe ne shtresa.

Lazanja role me spinaq dhe rikota

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: First plate
Cuisine: Italian
Keyword: makarona
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Video

Përbërësit

  • 10 pete për lazanja
  • 300 gr rikota
  • 600 gr spinaq të zier
  • 500 ml beshamelë
  • 70 gr djathë të grirë
  • pak kripë

Përgatitja

  • Fillojmë më përgatitjen e lazanja me spinaq dhe rikota. Spinaqin e kemi copëtuar pak me thikë dhe e kemi zierë për pak minuta.
  • Hedhim spinaqin tek rikota dhe e trazojmë mirë qe e gjithë masa te jetë homogjene.
  • Shtojmë dhe pak kripë dhe e trazojmë sërisht. Pasi përzierja është gati marrim petat e lazanjës dhe fillojmë ti mbushim për të krijuar formën role.
  • Tek peta e lazanjës shtojmë rreth 2 lugë nga masa e përgatitur. Mbështjellim petën me kujdes duke u munduar qe mos te dali mbushja dhe të jetë sa më e plotë.
  • Presim pak fare anët e petës dhe vendosim në tavë lazanjën role të mbushur.
  • Vazhdojmë kështu dhe me petët e tjera të lazanjës.
  • Pasi të kemi kompletuar të gjithë tavën me lazanjat role, sipër shtojmë beshamel.
  • Hedhim sipër djathë të grirë.
  • Vendosim lazanja role ne furrë për 20 min në 200°C.

Lazanja me spinaq dhe rikota është gati.

E lemë pak te ftohet dhe e shërbejmë në pjata.

Ju bëftë mirë!

Shkruani komentin tuaj me videon e radhës!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Xinkali

Khinkali është një pjatë me origjinë gjeorgjiane mjaft e shijshme. Janë si tip torteli gjigant me mbushje brenda. Mund të kenë mbushje të ndryshme si me kërpudha, patate apo djathë por zakonisht preferohet ajo me mish.

Receta per Lazanjë

Lazanja është një pjatë tipike e Italisë e në mënyrë të veçantë e zonës së Bolonjës. Kjo pjatë është e njohur tashmë jo vetëm në këtë zonë, por në mbarë botën. Lazanjë është një pjatë e parë, 'e pasur' dhe e shumë e shijshme.