Makarona me krem bizele dhe kungulli

Makaronat me krem bizele e kungulli janë një pjatë e parë shumë e shijshme. Kjo recetë është shumë e mirë edhe për fëmijët që nuk pëlqejnë perimet sepse këto të fundit janë të grira në kremin e përgatitur. është një pjatë e shpejtë dhe e pëlqyer nga gjithë familja.

Makarona me krem bizele dhe kungulli

Sasia: 0

Përbërësit

  • 350 gr makarona të shkurta
  • 4-5 kunguj të vegjël
  • 200 gr bizele
  • 2-3 qepë të njoma
  • 150 ml pana
  • 30 gr djathë parmixhan
  • 30 gr djathë dele i butë
  • pak kripë
  • 2 gjethe sherebele

Përgatitja

  • Si fillim vendosni një tenxhere me ujë për të zier. Kur ujë të ketë zier, hidhini kripë dhe hidhni makaronat në të. Ndërkohë që makaronat ziejnë, përgatisni salcën.
  • Në një tigan me vaj grini qepët e njoma, kapërdiseni pak e më pas shtoni kungujt e prerë në copa dhe bizelet. Hidhni kripë dhe gjethet e sherebelës. Mbulojeni me kapak dhe i lini të ziejnë me zjarr të ulët.
  • Nëse e shikoni të nevojshme mund ti shtoni dhe pak ujë. Më pas shtoni djathin dhe panën. Trazojeni mirë derisa djathi të jetë shkrirë komplet.
  • Pastaj me anë të një frulatori, grini salcën e përgatitur derisa masa të arrijë në krem.
  • Pasi janë zier makaronat i bashkojmë me kremin e përgatitur. Pjata është gati për tu shërbyer, hidhini sipër djathë të grirë dhe servireni të ngrohtë.

Notes

Ju bëftë mirë

0 Shares
8 comments
        1. Po Jana mund ta gatuash edhe me djathin qe perdor ti zakonisht por djathi i deles i jep nje shije me te vecante. Na shkruaj per pershtypjet.

  1. ne vend te djathit parmixhan mund te perdorim djath kaqkavadh te thjesht…po ne vend te djathit te dhise a mund te perdorim dicka tjeter? jeni te mrekulluseshem..me pelqejn recetat tuaja dhe kenaqem duke i pergaitur.respekte arta

    1. Arta mund te perdoresh djathe te bardhe te bute, zevendesoje sipas deshires, por djathi i deles i jep nje shije me te forte. Na shkruaj per cdo gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like