Makarona me fistik e proshutë – VIDEO

Makarona të gatuara me fistik e proshutë janë një pjatë e parë shumë e shijshme dhe e shpejtë për tu gatuar. Ne kemi përdorur makaronat flutur,por mjafton të përdorni çdo lloj makarone të shkurtër.

Makarona me fistik e proshutë – VIDEO

Prep Time15 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time30 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Italian
Keyword: makarona
Sasia: 4 persona
Kalori: 240kcal

Video

Përbërësit

  • 250 gr makarona flutur
  • 200 gr fistik pistacchio
  • 150 gr proshutë
  • 100 gr djathë parmixhan
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 qepë
  • 50 gr panna e freskët
  • piper
  • vaj ulliri
  • kripë

Përgatitja

  • Në tigan hedhim pak vaj ulliri e shtojmë hudhrën siç është. E lemë të nxehet vaji dhe të marrë aromën e hudhrës. Më pas shtojmë qepën e grirë hollë.
  • Hedhim në një enë ujë dhe e lemë të ziejë. Qërojmë fistikët dhe i hedhim për pak minuta në ujë të nxehtë në mënyrë që tu hiqet lehtë cipa e jashtme. Pasi kemi mbaruar së qëruari të gjithë fistikët, hedhim makaronat të ziejnë në ujë të nxehtë me kripë.
  • Ndërkohë që ziejnë makaronat merremi me salcën. Kaurdisim qepën dhe më pas shtojmë proshutën e prerë në copa. I kaurdisim së bashku.
  • Ndërkohë në një grirës elektrik hedhim fistikët e qëruar,djathin parmixhan në copa e pak vaj ulliri. I grijmë së bashku.
  • Masën e përgatitur e shtojmë në tigan (heqim thelpin e hudhrës më parë). E trazojmë së bashku. Më pas shtojmë panën dhe pak nga uji i makaronave. E lemë të ziejë për pak minuta e në fund i shtojmë piper. Shtojmë makaronat e ziera. I përziejmë mirë bashkë, në mënyrë që të marrin mirë salcën.
  • I hedhim makaronat në pjatë duke i shtuar sipër pak fistik e djathë të grirë. Shërbejmë makaronat të ngrohta.

Mos harroni të abonoheni në Kanalin tonë në Youtube, çdo javë do të shikoni të parët receta gatimi nga kuzhina shqiptare dhe ajo e huaj.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Makarona spaghetti me lakra të egra

Makaronat janë një pjatë e shpejtë dhe e thjeshtë për tu përgatitur. Mund ti gatuajmë në mënyra të ndryshme. Ne sot ju propozojmë një recetë ku makaronat i përziemë me lakra të egra të cilat jo shumë persona mund ti pëlqejnë veçantë. Por të përgatitura me makaronat, janë me të vërtetë të shijshme.

Makarona shtëpie me patate

Këto makarona shtëpie mund të shërbehen thjesht të spërkatura me gjalpë. Kjo pjatë është shumë e pëlqyeshme jo vetëm nga të rriturit por edhe nga fëmijët. Duke pasur si bazë pataten, kjo pjatë është me shumë vlera ushqimore të domosdoshme për trupin tonë.