Spaghetti me domate dhe borzilok – Receta italiane

Spaghetti me domate dhe borzilok është një pjate tipike e kuzhinës italiane. Përgatitur më pak përbërës por të freskët, kjo pjatë e parë është e thjeshtë për tu përgatitur dhe e shpejtë.

Spaghetti me domate dhe borzilok

Prep Time30 mins
Cook Time15 mins
Total Time45 mins
Course: First plate
Cuisine: Italian
Keyword: makarona
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 700 gr domate të freskëta
  • 320 gr spaghetti
  • borzilok
  • 1 thelbi hudhër
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • kripë

Përgatitja

  • Për spaghetti me domate, nisim duke venë ujin e makaronave të ziej. Hedhim në një tenxhere ujë të bollshëm dhe e vendosim në zjarr. Nuk i hedhim kripë.
  • Ndërkohë përgatisim salcën e makaronave. Ndajmë domatet në mes dhe i heqim farat. Në një tigan hedhim vaj ulliri dhe një thelbi hudhër. Bashkojmë domatet dhe pak kripë. I lëmë në zjar rreth 10 minuta. Më pas domatet i kalojmë në enën për ti hequr lëkurën.
  • Pasi uji për makarona ka zier, hedhim kripë dhe më pas hedhim makaronat. I lëmë në zjarr rreth 10 minuta (ose në varësi të udhëzimeve në pakon e makaronave). Pasi kanë zier i kullojmë nga uji dhe hedhim në to salcën e përgatitur më parë.
  • E vendosim 2 minuta në zjar nëse është shumë e ujshme dhe shtojmë disa gjethe borzilok.
  • Shërbejmë spaghetti me domate dhe borzilok nëpër pjata dhe sipas dëshirës mund të shtojmë dhe djathë të grirë sipër.

Receta për makarona në furrë

Ju bëftë mirë!

144 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Makarona në furrë

Kjo recetë është një pjatë me të vërtetë shumë e shijshme. Në fakt mund ta quajmë një tortë makaronash dhe mund ta shërbejmë si pjatë të vetme pasi është e pasur me shumë përbërës. Ne kemi përdorur makarona të shkurtra (pennette),por ju mund të përdorni llojin e makaronave që ju pëlqen.Kjo është dhe një recetë për të ricikluar makaronat e mbetura më parë.

Makarona shtëpie me patate

Këto makarona shtëpie mund të shërbehen thjesht të spërkatura me gjalpë. Kjo pjatë është shumë e pëlqyeshme jo vetëm nga të rriturit por edhe nga fëmijët. Duke pasur si bazë pataten, kjo pjatë është me shumë vlera ushqimore të domosdoshme për trupin tonë.

Noodles – Makarona Orizi me Perime

Noodles është emri i makaronave të gjata tipike i kuzhinës aziatike e orientale. Janë pak a shumë të ngjashëm me makaronat spageti por 'noodles' janë me përbërje të ndryshme si psh. prej soje ose orizi. Në këtë recetë ne përgatisim noodles orizi me perime. është një pjatë e shijshme që këshillohet të hahet me shkopinj.