Makarona penne me salcë pesto -Një pjatë e shpejtë dhe e shijshme

Makarona me pesto është një pjatë e parë klasike. Salcën e pesto mund ta përgatisim paraprakisht dhe nuk është shume e vështirë recetën ë gjeni hap pas hapi në kategorinë e receta bazë.

Penne me salcë pesto

Prep Time10 minutes
Cook Time7 minutes
Total Time17 minutes
Course: First plate
Cuisine: Italian
Keyword: makarona
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Video

Përbërësit

  • 350 gr makarona penne
  • 150 gr salce pesto
  • 100 gr djathë i grirë
  • 15 gr kripë

Përgatitja

  • Nëse e kemi salcën pesto të përgatitur, fillojmë direkt duke vendosur një tenxhere me ujë të bollshëm në zjarre përndryshe lexo si të përgatisni salcën pesto.
  • Pasi uji ka zier, hedhim kripën dhe më pas shtojmë dhe makaronat penne. I lëmë të ziejnë makaronat në kohën e mjaftueshme.
  • Pasi makaronat kanë zier i kullojmë dhe nëse është e nevojshme mbajmë pak ujë.
  • Hedhim makaronat në një enë dhe shtojmë direkt salcën pesto. E trazojmë mirë që e gjithë salca të përzihet mirë.
  • Shërbejmë makaronat penne me salcë pesto dhe sipër i shtojmë pak djathë të grirë.

Lexoni recetat për makarona shtëpie me patate ose makarona jufka.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Xinkali

Khinkali është një pjatë me origjinë gjeorgjiane mjaft e shijshme. Janë si tip torteli gjigant me mbushje brenda. Mund të kenë mbushje të ndryshme si me kërpudha, patate apo djathë por zakonisht preferohet ajo me mish.