Ushqimet sipas shenjës horoskopit – Bricjapi – Ujori – Peshqit

Ushqimet sipas shenjes së horoskopit me tre shenjat e fundit, Bricjapi, Ujori, Peshqit. Lexoni gjithashtu për shenjat e Peshores, Akrepit, Shigjetarit ose Gaforrja – Luani – Virgjëresha ose Dashi, Demi, Binjakët.

Bricjapi

Bricjapët janë punëtorë të palodhshëm, por gjithmonë gjejnë kohë për një vakt të mirë. Për ta, cilësia është gjithmonë më e rëndësishme se sasia dhe mbi të gjitha ata duhet të respektojnë rutinën e tyre të përditshme dhe ushqimin në orar. Atmosfera e qetë gjatë ngrënies është e rëndësishme për ta.

Ushqimet që kurojnë lëkurën e thatë

Ata duan një ritual mbrëmjeje, marrin pjesë në darkat familjare dhe urrejnë kur dikush I jep me tepër ushqim në pjatën e tyre kur ndihen të ngopur. Bricjapët janë njërës tradicionalë, kështu që duan ushqimin e bërë në shtëpi.

Ujori

Përfaqësuesit e Ujorit nuk janë egoistë kur bëhet fjalë për ndarjen e ushqimit dhe shpesh preferojnë ushqime me pak kalori, sigurisht kur gjejnë kohën për të ngrënë. Kur ata janë të zënë nga mendja e tyre brilante, ata hanë gjithçka që ju del përpara, edhe pse duhet të jenë të kujdesshëm për të mos konsumuar ushqime të shpejta dhe me shumë kalori.

Ujorët dinë të shijojnë gjithçka që është e re dhe e pazakontë. Njerëzit e lindur nën këtë shenjë janë shpesh vegjetarianë, për shkak të natyrës së tyre humanitare dhe shpesh e duan shijen e perimeve dhe frutave më shumë se ajo e ushqimit të pasur me proteina.

Si të heqim dorë nga përdorimi kripës

Peshqit

Peshqit lartësojnë Venusin, planetin e sensualitetit e hedonizmit dhe njerëzit e lindur në këtë shenjë e duan gëzimin që sjell ushqimi. Ata bëhen shumë krijues, adhurojnë ushqimin dhe e konsiderojnë ushqimin si një mënyrë për të dhënë dashuri dhe për t’u treguar njerëzve në jetën e tyre se sa shumë kujdesen për ta.

Ata do ta vlerësojnë shoqërinë e mirë në tryezë dhe ndjehen më mirë nëse ushqimi I tyre shërbehet në dritën e qirinjve dhe në një ambient romantik.

1 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

9 Ushqimet që ndihmojnë në tretje

Keni menduar cilat janë ushqimet që ndihmojnë në tretje? Sistemi tretës është një sistem i komplikuar në trupin e njeriut që shërben për të tretur ushqimin. Një tretje jo efikase i mohon organizmit në marrjen e nevojshme të energjisë.