5 Ushqimet që ju shkaktojnë fryrje barku nëse konsumohen në mëngjes

Shumë shpesh keni lexuar mbi ushqimet që sugjerohen të konsumohen cdo mëngjes dhe të bëhen pjesë e dietës tuaj ditore po në këtë artikull do lexoni të kundërtën. Ushqime që duhen shmangur për tu konsumuar në mëngjes, përveç se nuk janë shumë të shëndetshme krijojnë pakënaqësi si fryrja e barkut.

Sanduiç

Një mëngjes i tillë i mbushur më yndyra nuk sugjerohet sepse yndyrat treten shumë ngadalë, aroma dhe shija e sandwhich-it do t’u ngelet gjatë gjithë ditës në gojë dhe stomak.

Kroasant

Janë të mbushura me karbohidrate të rafinuara, që trupi juaj i ruan si sheqer. dhe ashtu si me kripën, ky sheqer i shtuar do të mbajë më shumë ujë në stomakun tuaj.

Mini Croissant me çokollatë

Këto mini croissant janë zgjidhja më ë shpejtë kur duam diçka të ëmbël. Të përgatitur më brumin sfoglia, recetë e ngjashme me brioche me nutella. Për këtë recetë mund të përdoret edhe brumi sfogliat i gatshëm nëse nuk e keni përgatitur më parë, recetën e gjeni tek kategoria recetat bazë.
Lexo recetën e plotë

Petulla

Petullat e vetme që mund të konsumoni janë ato me miell integral dhe shoqërohen me diçka pa shumë sheqer. Në të kundërt, po hani thjesht një ëmbëlsirë për mëngjes.

Petulla të shpejta dhe të fryra

Receta perfekte për të gatuar petulla të shpejta dhe të fryra. Këto petulla mund ta gatuani në mëngjes apo pasdite për familjen tuaj.
Lexo recetën e plotë

Një smoothie më i madh se normalisht

Smothie-t janë me përbërës me shumë vlera ushqyese por nuk sugjerohen në mëngjes pasi shkakton fryrje sepse gjithë lëngu zë shumë vend në stomak. Pirja me një pipë siç ndodh në shumë raste përkeqëson më shumë situatën, sepse ju bën që përveç pijes të futet edhe ajër në stomak.

Smoothie me banane, ananas dhe luleshtrydhe

Lëngjet e freskëta janë gjithmonë të shëndetshme dhe të shijshme. Smoothie me banane, ananas dhe luleshtrydhe është një kombinim fantastik dhe për tu provuar.
Lexo recetën e plotë

Një tas i madh me fruta

Është një ide shumë e mirë dhe e shëndetshme por shpesh tejkalohet masa, sidomos me fruta me përmbajtje të lartë sheqeri si kumbullat, nektarinat, pjeshkët, kajsitë. Këto fruta janë të pasura me fruktozë, një lloj sheqeri që për shumë njerëz është i vështirë për t’u tretur.

Kafe me qumësht pa yndyrë

Embëlsuesit pa kalori me të cilët bëhen ato që njihen si “skinny latte”, janë një nga arsyet kryesore të fryrjes së barkut.

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

Përfitimet e konsumimit të qumështit me mjaltë

Qumështi dhe mjalti janë të dy burim i shumë lëndëve ushqyese thelbësore për trupin. Kur kombinohen së bashku, ato kanë përfitime të shumta shëndetësore, nga përmirësimi i shëndetit të lëkurës dhe flokëve tuaj, deri te ndihmesa në tretje, çrregullime të gjumit, qëndrueshmërinë dhe shëndetin të kockave.