Smoothie me banane, ananas dhe luleshtrydhe

Lëngjet e freskëta janë gjithmonë të shëndetshme dhe të shijshme. Smoothie me banane, ananas dhe luleshtrydhe është një kombinim fantastik dhe për tu provuar.

Smoothie me banane, ananas dhe luleshtrydhe

Prep Time15 minutes
Total Time15 minutes
Course: Drinks
Cuisine: Mediterranean
Keyword: pije
Sasia: 4 persona
Kalori: 120kcal

Përbërësit

  • 1 banane mesatare
  • 200 gr luleshtrydhe
  • 2 feta ananas
  • 100 ml qumësht
  • 50 ml kos
  • 2 lugë mjaltë

Përgatitja

  • Për të përgatitur smoothie me banane nevojitet një blender (Grirës).
  • Marrim luleshtrydhet, i lajmë mire, i pastrojmë nga bishtat dhe i hedhim në grirësin. Shtojmë qumështin, kosin, bananen e prerë në copa dhe mjaltin. I përziejmë me bleder dhe i bëjmë në formë pureje.
  • Sipas dëshirë mund të shtojmë dhe ndonjë copë akulli. Ananasin e hedhim në fund por nëse dëshirojmë mund ta presim në copa të vogla dhe ti vendosim sipër gotës kur e shërbejmë. Lëngu i frutave smoothie me banane është gati.
  • Pothuajse të gjithë smoothie këshillohen të konsumohen menjëherë pas përgatitjes.

Ju ftojmë të lexoni edhe recetat për:
Lëng karote
Lëng i shëndetshëm
Lëng dardhe

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like