Lëng frutash dhe perimesh të freskëta

Për një organizëm të shëndetshëm, duhet të konsumojmë gjithmonë lëng frutash dhe perimesh të freskëta. Ja ku i keni dy kombinime lëngje shumë të shijshëm dhe me vlera të dobishme për organizmin.

Lëng frutash dhe perimesh të freskëta

Prep Time20 minutes
Total Time20 minutes
Course: Drinks
Cuisine: Mediterranean
Keyword: pije
Sasia: 4 persona
Kalori: 179kcal

Përbërësit

Receta 1

  • 150 gr spinaq gjethe vogël
  • 100 ml ujë të gazuar
  • 200 gr ananas
  • 200 gr mango
  • 2 banane

Receta 2

  • 100 gr spinaq
  • 100 ml ujë
  • 80 gr pjepër
  • 100 gr mango copëtuar
  • 80 gr karota
  • 80 gr ananas

Përgatitja

  • Për të dyja recetat të gjitha frutat dhe perimet më parë duhet ti lajmë me ujë të rrjedhshëm. I presim në feta dhe me pas në kubik të vegjël. Zakonisht për të përgatitur këto lloje lëng frutash dhe perimesh përdoren mikser ushqimi (anglisht: smoothie maker, italisht:frullatore).
  • Përbërësit hidhen të gjithë në gotën e mikserit dhe me pas grihen në shpejtësi mesatare. Për një rezultat sa më krem, mund të hidhni edhe disa copa akulli, por më parë duhet të lexoni udhëzimet e mikserit tuaj.
  • Receta e dytë rekomandohet për të pasur një lëkurë dhe fytyrë të pastër. Mjafton një gotë në ditë nga receta për lëng frutash dhe perimesh.
  • Lëngun e përgatitur e hedhim nëpër gota dhe e shërbejmë të freskët, shoqëruar me ndonjë pjesë frute nëse dëshirojmë

Lexoni gjithashtu recetën për Lëng i kuq i shëndetshëm dhe lëng dardhe

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Grur i zier

Grurë i zier e rekomandoj sepse është shumë e shëndetshme. Gruri pa përpunuar përmban mjaft proteina dhe asimilohet lehtë nga organizmi, prandaj ju rekomandohet të gjithëve ta përdorin, sidomos sportistëve dhe fëmijëve.