Pije Cocktails
Shkruaj një koment

Lëng i kuq i shëndetshëm

Përgatitja: 10 min - Sasia: 1

Ky lëng i kuq ka shumë veti të dobishme për trupin tonë. Është edhe një detoksifikues i mirë. Rregullon presionin e gjakut, parandalon infarktin, parandalon aknet dhe ndalon plakjen e lekurës.

Përbërësit për Lëng i kuq i shëndetshëm


  • 1 rrepë e kuqe

  • 1 karrot

  • 1 mollë


Video Receta Lëngu i kuq

Përgatitja e Lëngut kuq

Për përgatitjen e kësaj pije kemi nevojë për një shtrydhës elektrik për fruta. Pasi të kemi larë frutat, qërojmë rrepën dhe karrotën.
Hedhim në mikser mollën e ndarë në dy pjesë. Me pas vazhdojmë më karrotën dhe rrepën.

Këshillojmë që ta konsumoni menjëherë pas përgatitjes.

Ky lëng i kuq gjithashtu ndihmon ne forcimin e kujtesës, forcon imunitetin, sytë, pankreasin dhe ndihmon ne tretje.

Na ndiqni në kanalin tonë në YouTube dhe abonohuni në për Receta Gatimi.

Ju bëftë mirë!

Shkruani komentin tuaj - Komente