Pije Cocktails
Shkruaj një koment

Lëng Portokalli i freskët

leng portokalli
Përgatitja: 10 min - Sasia: 2 Persona

Lëng portokalli i freskët përveç se është freskuese, ofron një seri vetish pozitive për organizmin. Kjo për faktin se përmban shumë vitamina C, mjaftë ë domosdoshme për trupin tonë. Përmirëson sistemin imun deri te reduktim i shenjave të plakjes, si edhe nga parandalimi i kancerit në pastrimin e trupit nga substancat toksike.

Përbërësit për Lëng Portokalli i freskët


  • 5 kokrra portokalli

  • 1 kokërr limon


Përgatitja

Në fakt për të përgatitur lëng portokalli procedura është më se e thjeshtë, por nevojitet një shtrydhëse agrume. Nëse është elektrik akoma më mirë.
Ndajmë në mes frutat dhe më pas i kalojmë një e nga një në shtrydhëse. Në lëngun e portokallit, nëse preferojmë shtojmë gjysmë limoni për person.
Këshillohet mos të shtohet sheqer ose ëmbëlsues tjetër, pas mund të alternohen vlerat ushqyese.

Lëng portokalli këshillohet të konsumohet në çast, herët në mëngjes ose paradite vonë.
Lëngu i portokallit ndihmon edhe në qarkullimin e gjakut dhe rregullon tensionin. Këshillohet për personat që kanë kolesterolë të lartë por duhet të bëjnë kujdes ata që vuajnë nga gastriti.

Rreth 100 gr portokall kanë deri tek 44 kcal kështu edhe nëse jeni në diet mund ta konsumoni pa problem.

Lexoni gjithashtu recetat për: Krem portokalli, kek me lëng portokalli, reçel portokalli.

Ju beftë mirë!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Komento nga Facebook!

Shkruani komentin tuaj - Komente