Kek me lëng portokalli

Kjo recetë e përgatitjes së kek me lëng portokalli është shumë e shëndetshme për fëmijët të shoqëruar me qumësht, pse jo edhe për ju e shoqëruar me kafe.

Kek me lëng portokalli

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 220kcal

Përbërësit

  • 300 gr miell
  • 150 gr sheqer
  • 3 kokrra vezë
  • 250 ml lëng portokalli
  • 50 mL vaj ulliri
  • 1 lugë e vogël sodë
  • lëkurë portokalli e grirë në rende

Përgatitja

  • Në një enë rrahim vezët së bashku me sheqerin. Më pas hedhim lëngun e portokallit dhe vajin duke i përzier mirë.
  • Përbërësit e thatë, miellin me sodën i bashkojmë se bashku dhe me pas i kalojmë në sitë. I hedhim ngadalë në masën e lëngshme duke i trazuar. Masa duhet të arrijë një përbërje homogjene.
  • Në fund hedhim edhe lëkurën e portokallit të grirë në rende. Duhet të bëjmë kujdes mos të kapim pjesën e bardhë të lëkurës pasi është shumë e hidhur. Renden duhet ta mbajmë poshtë dhe portokallin lartë, kështu jemi të sigurte qe nuk prekim pjesën e bardhë.
  • Masën e hedhim në një tavë të lyer me gjalpë dhe pak miell. Kekun e pjekim në temperaturën 180 gradë për rreth 40 minuta.
  • Kek me lëng portokalli është gati. E lëmë të ftohet dhe më pas e shërbejmë të spërkatur më sheqer pluhur.

Receta për kek me mandarina, kek me molle ose kek me kungull.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

105 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për Reçel Ftoi

Ftoi është një frutë shumë i mirë dhe i pasur me shumë vitamina, minerale dhe substanca ushqimore. Këtë frutë mund ta shijojmë të pjekur në furrë ose të bërë reçel o marmelatë.

Plumcake me çokollatë

Plumcake me çokollatë dhe kos është një recetë e thjeshtë për tu përgatitur duke bërë pak kujdes në pjekje. Aroma dhe shija e kësaj ëmbëlsire është e pa rezistueshme dhe mund të konsumohet në çdo kohë.

Petulla të shpejta

Petullat janë vërtet të shijshme kur i shijon të sapo gatuara me mjaltë sipër e kanellë. Janë të shumta recetat e petullave, por ne sot po ju sugjerojmë një recetë shumë të shpejtë e të thjeshtë. Mund ta gatuani në mëngjes apo pasdite për familjen tuaj.