Profiterol me çokollatë

Profiterol me çokollatë është një nga ato ëmbëlsirat që kur fillon ti provosh nuk do të mbarosh. Kjo ëmbëlsirë ka një bazë me pasta shu me të cilën krijojmë bigné të vogla dhe me mbushje çokollate.

Profiterol me çokollatë

Përbërësit

  • Përbërësit për <a href="http://www.artigatimit.com/2014/01/receta-per-bigne-pasta-shu/" title="Receta për Bigné Pasta shu">bigné

  • 100 gr gjalpë
  • 130 gr miell
  • 200 ml ujë
  • 4 vezë
  • pak kripë
  • 5 gr sheqer
  • Përbërësit për kremin

  • 500 ml pana e freskët
  • 400 gr çokollatë e zezë

Përgatitja

  • Në një tenxhere hedhim panën dhe e lemë të nxehet në zjarr. Shtojmë çokollatën e prerë në copa dhe e trazojmë mirë derisa të shkrihet komplet. Hedhim masën e përgatitur në një enë qelqi dhe e lemë të ftohet komplet në frigorifer.
  • Pasi kremi është ftohur komplet fillojmë e mbushim bigné një e nga një me ndihmën e një xhepi pastiçier. I vendosim në një pjatancë dhe sipër u hedhim përsëri krem çokollate. e lemë ëmbëlsirën të mpikset. Profiterol me çokollate është gati për tu servirur.

Notes

Lexo përgatitjen për bigné

Përgatitja e kremit

Ju bëftë mirë!

0 Shares
3 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

10 receta ëmbëlsira me mollë

Një përmbledhje me receta ëmbëlsirash me mollë. Tortat me mollë janë shume te shijshme dhe mund ti përdorni si në mëngjes por edhe pasditeve të shoqëruar me çaj. Lexoni këto receta të thjeshta për ëmbëlsira me mollë.

Tortë me kakao

Torta me kakao është një ëmbëlsirë e thjeshtë për tu përgatitur dhe shumë e mirë që bën të lumtur të gjithë e sidomos fëmijët. Ne, këtë tortë e kemi zbukuruar me figurën e maces Kitty, shumë e dashur për fëmijët, por secili mund ta zbukurojë sipas dëshirës, ose thjesht mund ta lemë edhe pa zbukurim. Në përgatitjen e tortës mund të bëjmë edhe fëmijët pjesëmarrës që të na ndihmojnë.